LAJMI I FUNDIT:

Realit i mungon goli në ndeshjet e fundit, por me paratë e kursyera mund të transferonte sulmuesit që kanë shënuar 122 gola në sezonin e fundit

Realit i mungon goli në ndeshjet e fundit, por me paratë e kursyera mund të transferonte sulmuesit që kanë shënuar 122 gola në sezonin e fundit

Real Madridi ka arritur rezultatin më negativ të mundshëm në 33 vjetët e fundit kur nuk kishin shënuar gol në tre ndeshje radhazi.

Si mund të vazhdojnë pa investuar në fazën e sulmit edhe pse së fundi transferuan Marianon nga Lyon, i cili po luan si mbështetës i Karim Benzemas.


Nënshkrimi i fundit i madh i Real Madridit ishte James Rodríguez në vitin 2014, kur kolumbianin e transferuan për 75 milionë euro plus dhjetë të tjera në formë bonuseve. Që atëherë, klubi ka arritur të ruajë strukturën dhe të përfshijë disa talent të rinj si Vinicius (45 milionë euro), Courtois (35), Odriozola (30), Theo (30), Ceballos (16,5) dhe Asensio (3,7).

Neymar (Foto: Getty Images)

Kjo ka bërë që madrilenët të kursejnë afërsisht 600 milionë euro dhe kjo ka bërë që të kenë fuqi të madhe financiare për afatin kalimtar të dimrit apo të verës.

Pak nga pak, megjithatë, skuadra që fitoi dyfishin në vitin 2016-17 ka filluar të plaket dhe ka filluar të humb shkëlqimin pas largimit të Cristiano Ronaldos, i cili u transferua gjatë verës në Juventus. Me këtë shitje, Los Blancos humbi 50 gola në sezon.

Por, çfarë mund të bëjë me këto para skuadra kampione e Evropës në tre vitet e fundit radhazi.

Salah (Getty Images)

Bazuar në vlerat e tyre të transferimit nga Transfermarkt.de, ‘Mbertërit’ mund ta blinin Neymarin (180 milionë), Kylian Mbappen (150), Mohamed Salah (150) dhe Mauro Icardin (95).

Natyrisht, klubet mund të kërkojnë më shumë për këta lojtarë, por bazuar në vlerën e pastër të tregut, këto janë çmimet reale.

Këta katër lojtarë në total do të kushtonin 575 milionë euro gjersa deri më tani në këtë sezon së bashku kanë shënuar 29 gola.

Theksojmë se kjo katërshe në sezonin e kaluar së bashku kanë shënuar 122 gola, përkatësisht Neymar 28 sosh, 21 i realizoi Mbappe, Salah realizoi 44 dhe 29 gola i shënoi Icardi.

Sa për Real Madridin, pritja për një gol vazhdon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

La Liga
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori