LAJMI I FUNDIT:

Khabib dëshiron të ndeshet me Tony Ferguson në prill ose në maj dhe pastaj të pensionohet nga UFC

Khabib dëshiron të ndeshet me Tony Ferguson në prill ose në maj dhe pastaj të pensionohet nga UFC
Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Kampioni në kategorinë e peshave të lehta në UFC, Khabib Nurmagomedov, beson se ka vetëm edhe një betejë për ta shkruar emrin si ylli më i madh në histori të MMA në kategorinë e peshave të lehta.

Kështu ka thënë xhaxhai i tij, Alex Nurmagomedov, i cili në një prononcim për portalin rus, Sport Express, ka thënë se gjithçka do të varet nga vendimet e UFC-së për dënimet e protagonistëve në përleshjet në Las Vegas, pas duelit ndërmjet Khabib dhe Conor McGregor.


“E kemi planifikuar (meçin ndaj Fergusonit), por mund të ndodhë vetëm nëse Khabib mbetet në UFC. Shumë organizata me fonde të mëdha i kanë ofruar atij të nënshkruajë kontratë: Bellator, Akhmat, Fight Night. Nëse Khabib mbetet në UFC, atëherë në prill ose në maj do të jetë dueli ndaj Ferguson”, ka thënë xhaxhai i tij.

Lajmet për KHABIB
Lexo po ashtu Lajmet për KHABIB

Kujtojmë që Nurmagomedov ka kërcënuar se do të tërhiqet nga UFC, në rast se përjashtohet miku i tij, Zubaira Tukhugov, për përfshirjen në incidentet në UFC 229.

Pas këtyre deklaratave, Khabib ka marrë menjëherë oferta nga organizata të tjera të arteve të përziera marciale, mirëpo ai dëshiron të mbetet në UFC.

Nga ana tjetër, vazhdon të flitet se Khabib dhe Conor McGregor mund të organizojnë një rimeç shumë milionësh në të ardhmen.

Tony Ferguson në duelin ndaj Anthony Pettis në UFC 229 (Photo by Harry How/Getty Images/Guliver)

Sa i përket Ferguson, ai e regjistroi fitoren e 11-të radhazi në UFC 229 duke fituar ndaj Anthony Pettis. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori