LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi në pauzë deri në ora 15:00

Kuvendi në pauzë deri në ora 15:00

Seanca e së hënës ndonëse filloi me mungesën e dy partive opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (VV), ajo më pas ka vazhduar me rrjedhën e saj.

Në këtë vazhdim seance janë miratuar disa projektligje dhe anëtarët e ri të bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Seanca e cila kishte filluar në ora 10:00, tani ka shkuar në pauzë, për të vazhduar në ora 15:00, ku pritet të ketë debat parlamentar për shtesat e fëmijëve.


Ndryshe, kryesia e Kuvendit ka vendosur që të enjten të mbaj seancën në të cilën do të diskutohen projektligjet për transformimin e FSK-së në ushtri. /Telegrafi/