LAJMI I FUNDIT:

LDK dhe VV bojkotojnë seancën e sotme, por marrin pjesë në seancën për ushtrinë

LDK dhe VV bojkotojnë seancën e sotme, por marrin pjesë në seancën për ushtrinë

Në vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës e cila është paraparë për të hënën, do të mungojnë partitë më të mëdha opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (VV).

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka theksuar se qëndrimi i kësaj partie është se nuk do të marrin pjesë ne seancës e cila pritet të fillojë në ora 10:00.


Ai këto komente i ka bërë pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

“Qëndrimi i LDK-së është se nuk do të marrim pjesë në vazhdimin e seancës, dhe tashmë arsyet janë të njohura dhe dihen. Gjendja aktuale është e njëjtë, derisa institucionet po tregojnë paqëndrueshmëri dhe jolegjitimitet”, ka shtuar Zemaj.

Sipas tij, seanca e re do të thirret të enjten, dhe përmban në vete ligje të rëndësishme që janë në programin dhe idelogjine tonë politike.

“Transformimi i FSK dhe ligjet që kanë të bëjnë me plotësimin e kësaj fushëveprimtarie, pjesa tjetër lidhet me ligjet per ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtarë. LDK do të marrë në ketë pjesë. Për pjesët tjera do të vendosim bashkërisht me grupin parlamentar dhe me kolegët deputetë”, ka shtuar Zemaj.

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje tha se sot nuk do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës.

“Ne nuk do të jemi pjesë e seancës së sotme parlamentare, e cila mbahet në ora 10:00”, tha Haxhiu nga Vetëvendosje.

Ndryshe, në seancën e së enjtes ku pritet të diskutohet projektligjet për shndërrimin e FSK-së në ushtri, përfaqësuesit e këtyre dy partive kanë konfirmuar pjesëmarrjen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Lajme
Kalo në kategori