LAJMI I FUNDIT:

Roma do ta huazojë Karsdorpin në janar

Roma do ta huazojë Karsdorpin në janar
EAST RUTHERFORD, NJ - AUGUST 7: Rick Karsdorp #2 of Roma defends Vinicius Junior #28 of Real Madrid during their match at MetLife Stadium on August 7, 2018 in East Rutherford, New Jersey. (Photo by Jeff Zelevansky/Getty Images)

Rick Karsdorp po kalon ditët e tij të fundit te Roma.

Mbrojtësi holandez nuk ka arritur të përshtatet me futbollin italian dhe me stilin e Romës.


Pas një viti e gjysmë në kryeqytetin italian, duket se holandezi do të largohet në drejtim të vendlindjes së tij.

Dy lëndime të rënda të pësuara dhe pak minuta në këmbë kanë bërë që Karsdorp ta humb durimin e tij.

La Gazzetta della Sport ka shkruar se Roma do ta huazojë mbrojtësin e djathtë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Rick Karsdorp . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Ish-skuadra e tij Feyenoord dhe AZ Alkmar janë në garë për t’i fituar shërbimet e mbrojtësit këmbëshpejtë.

23-vjeçari mund të qëndrojë edhe në Serie A, pasi interesimi për të nuk ka munguar.

Parma dhe Bologna janë dy ekipet që gjithashtu po e duan huazimin e lojtarit për gjashtë muaj.

I sigurt është vetëm largimi i Karsdorpit nga Roma, por jo edhe skuadra e tij e re. /Telegrafi/