LAJMI I FUNDIT:

Ndeshja Kosovë-Maltë, policia arrestoi 11 persona për shitjen e biletave në tregun e zi

Ndeshja Kosovë-Maltë, policia arrestoi 11 persona për shitjen e biletave në tregun e zi

Shitja e biletave për ndeshjen Kosovë-Maltë, shkaktoi tollovi dhe probleme të shumta.

Mos rregullimi i kësaj çështje, bëri që shumë qytetarë të cilët po prisnin në rend për të blerë biletën tu humb durimi, gjë që detyroi Policinë e Kosovës të intervenoj.

Dhe, si gjithmonë edhe kësaj here biletat për këtë ndeshje u shitën edhe në tregun e zi, ku çmimi i tyre ishte trefish më i shtrenjtë.


Për këtë gjë, Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë 11 persona të cilët janë zënë në flagrancë duke shitur bileta në mënyrë të jashtëligjshme.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar, Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

“Mbrëmë, më 11.10.2018, në rr. “Enver Zymberi” Prishtinë, janë zënë në flagrancë 11 persona, duke shitur bileta në mënyrë të paligjshme për lojën futbollistike Kosova-Malta”.

“Policia ka iniciuar 11 raste penale ndaj 11 meshkujve, K/Sh. Ata janë shoqëruar në Stacionin Qendra, pas intervistimit, në konsultim me prokurorin iniciohen rastet “Tregti e ndaluar” dhe mbeten të procedohen në mënyrë të rregullt”, ka thënë Krasniqi.

Kosova mbrëmë ka shënuar fitore me rezultat 3 me 1 ndaj Maltës, pas një paraqitje dinjitoze të futbollistëve tanë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas kësaj fitore, Përfaqësuesja e Kosovës mbetet lidere në tabelë, në grupin D. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton

Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër

La Liga
Barcelona bëri një gabim të turpshëm në kontratën e Nico Gonzalez, humbën miliona euro

Barcelona bëri një gabim të turpshëm në kontratën e Nico Gonzalez, humbën miliona euro

La Liga
Të gjitha detajet e marrëveshjes mes Dinamo Zagrebit dhe Interit për Petar Sucic

Të gjitha detajet e marrëveshjes mes Dinamo Zagrebit dhe Interit për Petar Sucic

Serie A

"Do t'ju mallkojë historia..." - Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Sport vendor
Shearer tregon dy lojtarët që Amorim nuk llogaritë në ta: Ai nuk i vlerëson ata

Shearer tregon dy lojtarët që Amorim nuk llogaritë në ta: Ai nuk i vlerëson ata

Premier League
“Është më i mirë se 99.9% e organizatorëve”, O’Neal i del në mbrojtje Doncicit pas akuzave për mbipeshë

“Është më i mirë se 99.9% e organizatorëve”, O’Neal i del në mbrojtje Doncicit pas akuzave për mbipeshë

NBA
Kalo në kategori