LAJMI I FUNDIT:

Imazhe të filmuara nga droni dëshmojnë sa i fuqishëm ishte uragani Michael në Florida, gjithçka para vetes ka shkatërruar (Foto/Video)

Imazhe të filmuara nga droni dëshmojnë sa i fuqishëm ishte uragani Michael në Florida, gjithçka para vetes ka shkatërruar (Foto/Video)

Uragani Michael që ka goditur Floridën, ka bërë që ky vend të shndërrohet në një vend “fantazmë”. Ky është uragani i tretë më i fuqishëm që ndonjëherë është regjistruar në SHBA, kurse më i fuqishmi që ka goditur Floridën ka qenë 100 vite më parë.

Dëmet më të mëdha i janë shkaktuar qytetit Panama, ku shkolla e mesme Jinks është shkatërruar aq shumë, sa që Bred Adair ka mundur me dron të filmojë brenda palestrës së shkollës, transmeton Telegrafi.

Pamjet e tij i kanë publikuar edhe mediat amerikane, kurse uragani me një fjalë e kishte shkulur kulmin e palestrës por edhe muret, por ajo çfarë është interesant se rrjeta për volejboll kishte mbetur e paprekur.

Në gjithë qytetin shihen rrënojat, pemët e shkulura me rrënjë dhe shtëpi të shkatërruara plotësisht. Besohet se mbi 360 mijë banorë kanë mbetur pa energji elektrike.

Ekipet emergjente u kanë bërë apel banorëve që të qëndrojnë sa më larg rrugëve, derisa ekipet kompetente të kryejnë punët dhe të largojnë objektet e rrezikshme.

“Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në gjithë Floridën. Një video tjetër e filmuar nga helikopteri shfaq plazhin “Mexico”, ndërsa autori i saj Brandon Klement, se ato ngjajnë me pamjet apokaliptike nga filmat e Hollywood-it.

“Nuk mund ta besojë se si gjithçka është shkatërruar”, ka shkruar ai përbri videos së publikuar në Facebook.

Nga uragani Michael kanë humbur jetën dy persona në Florida, kurse mbi 400 shtëpi private dhe objekte afariste në Georgia dhe Alabama kanë mbetur pa energji elektrike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Botë
Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Evropa
Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Botë
Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Botë
Pas Gjermanisë, në rrezik për përmbytje edhe Italia

Pas Gjermanisë, në rrezik për përmbytje edhe Italia

Evropa
Kjo është rrahja më e çuditshme në botë - ajo u filmua në Meksikë

Kjo është rrahja më e çuditshme në botë - ajo u filmua në Meksikë

Amerika Latine
Kalo në kategori