LAJMI I FUNDIT:

Me kontrolle falas, Prishtina shënon Ditën Botërore të Mbipeshës

Me kontrolle falas, Prishtina shënon Ditën Botërore të Mbipeshës

Gjatë ditës së sotme në kryeqytet janë ofruar kontrolle falas për qytetarët, me rastin e shënimit të 11 tetorit- Ditës Botërore të Mbipeshës.

Ky aktivitet është organizuar nga Human Care dhe “FES”, ku mes tjerash janë shpërndarë edhe broshura informuese për të promovuar zgjidhje praktike kundër mbipeshës.


Qëllimi i këtij aktiviteti sipas Hana Xhemailit nga Fredrich Ebert, është kundër stigmatizimit dhe gjuhës denigruese ndaj personave me mbipeshë.

“Gjuha që përdoret për njerëzit që janë mbipeshë paraqet probleme të ndryshme si në shëndet si në popullatë, si në njerëz që kanë nevojë me pas tretman ndaj saj. Ne si Fredrich Ebert, në kuadër të platformës “Kosova që duam” kur është bërë platforma në fillim kemi dasht me qenë sa më afër qytetarëve, sa më afër kërkesave, çka ata ndijnë që është e nevojshme për ta” tha Xhemaili.

Doktoresha e “Human Care”, Hana Qavdarbasha u ka rekomanduar të gjithë qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm për shëndetin.

“Në rastin e ditës ndërkombëtare të mbipeshës u rekomandoj pacientëve të kenë kujdes ushqimin të merren me aktivitet fizik, të marrin terapinë me rregull dhe kontrollat e rregullta tek mjeku, po ashtu edhe kontroll të peshës” tha Qavdarbasha.

Qytetari Ramë Hajdari, edhe pse falenderoi organizatorët për këto shërbime falas, tha se është pak i informuar në lidhje me këtë ditë.

“Sipas terminit që ma cakton mjeku, kardiologu i zemrës. Herë tre muaj e herë pesë muaj, tash e kam në pesë muaj, e kontrolloj zemrën, e kontrolloj tensionin , sillen në suaza normale. Qe besa hiç jo, e di që është dita e shëndetësisë, po qekaq” tha Hajdari.

Aktivitete të tilla janë organizuar edhe në qendër të qytetit të Mitrovicës. Vullnetarët e këtyre organizatave kanë shpërndarë broshura informuese për të promovuar zgjidhje praktike kundër mbipeshës me qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për këtë çështje./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Politikë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Kalo në kategori