Në lansimin e fazës së re të Fushatës për liberalizimin e vizave, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka thënë se në rast të keqpërdorimit të procesit të liberalizimit ai mund të hiqet në çfarë do kohë.
Haradinaj ka theksuar se pas liberalizimit duhet zbatuar në përpikëri edhe obligimet që dalin nga kjo.
“Jemi mbledh me i shpjeguar qytetarëve tanë se lëvizja e lirë është një e drejtë, një liri, një privilegj, por i ka edhe disa obligime që duhet t’i dimë. Kjo është një punë jo e lehtë liberalizimi i vizave edhe kur jepet mundet me u sanksionuar pastaj. Me bo me u mërzit ndonjë vend anëtarë mund të propozoj pezullim tërheq çfarë do qoftë”, theksoi Haradinaj.
Në anën tjetër ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha bëri të ditur se kjo fushatë do të shkojë në çdo qytetet e fshat, duke porositur qytetarët e vendit se në rast të heqjes së vizave, ky proces nuk bënë të keqpërdoret.
” Institucionet e Kosovës kanë punuar intensivisht për plotësimin e kritereve. Qytetarët janë ata që më së shumti po vuajnë nga mos liberalizimi i vizave. Tani jemi një hap afër, sfida e fundit është votimi në Këshill. Kemi ndërmarrë dhe po ndërmarrim hapa që të adresojmë shqetësimet e secilit shtet veç e veç. Fushata vetëdijësuese ka për qëllim kryesor qasjen tek qytetarët me informata të sakta se çka është dhe çka nuk është liberalizimi i vizave ku edhe sa mund të qëndrohet. Do të japim mesazhe të qarta se liberalizimi i vizave nuk guxon dhe nuk duhet të keqpërdoret”, u shpreh Hoxha.
Në anën tjetër shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ju ka kërkuar zyrtarëve të lartë shtetëror që të shmangin premtimet për afatet për lëvizjen pa viza në Zonën Shengen, duke u cilësuar si “afate artrificiale”.
“Akoma s’kemi arritur në cak. Vendimi përfundimtar ende nuk është marrë. Dhe tani varet nga Këshilli dhe vendet anëtare. Në këtë fazë nuk dihet se kur mund të merret një vendim i tillë. Kosova duhet të shmangë afatet artificale për lëvizje pa viza,” është shprehur Apostolova.
Edhe ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt tha se kjo formë e fushatës do t’iu ndihmojë jashtëzakonshmit shumë gjithë kosovarëve të cilët nuk janë të informuar rreth udhëtimit në Zonën Shengen. Ai shtoi se Gjermania do ta mbështes Kosovën në reforma. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përfundoi dita e dytë e debatit të Komisionit për Propozim-buxhetin për vitin 2025
Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës në qafat malore si Strazha, Mavrova, Pletvari dhe Gjavata
Kuvendi i Kosovës zgjidh problemin me punëtorët e mirëmbajtjes së objektit
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'
Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës
Kuvendi i Kosovës zgjidh problemin me punëtorët e mirëmbajtjes së objektit
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Katër të lënduar në aksidentin mes katër automjeteve në rrugën Veternik-Bresje
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët