LAJMI I FUNDIT:

Carvajal: E mbaj mend Neymarin kur erdhi te Real Madridi si i ri

Carvajal: E mbaj mend Neymarin kur erdhi te Real Madridi si i ri
MADRID, SPAIN - MARCH 23: Daniel Carvajal of Real Madrid closes down Neymar of Barcelona during the La Liga match between Real Madrid CF and FC Barcelona at the Bernabeu on March 23, 2014 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Dani Carvajal thotë se Neymar i kishte thënë se do të nënshkruajë për Real Madridin,  kur u stërvitën së bashku në vitin 2006.

Ylli brazilian kishte bërë një stërvitje para 12 vitesh me ekipin e parë.  Por Neymar kishte zgjedhur që të kalojë te Barcelona në vitin  2013, por që vazhdon të raportohet për një kalim te Real Madridi herët a vonë.


Për të PSG ka paguar 222 milionë euro që mbetet rekord botëror.   Carvajal tregon një bisedë me Neymarin kur ky i fundit ishte në Madrid.

Neymar kur luante te Barcelona . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

“E mbaj mend shumë mirë Neymarin kur erdhi në ekipin e të rinjve. AI na tha neve se do të qëndronte dhe ne të gjithë u ngritëm dhe festuam me të”.

Carvajal pastaj u largua nga Madridi për tu bashkuar me Bayer Leverkusenin në vitin 2013.

Spanjolli është kthyer ne klubin e fëmijërisë ku ka fituar 13 trofe, ndër to katër Liga të Kampionëve, por shton se do të donte ta provonte një aventurë në Ligën Premier.

Daniel Carvajal i Real Madridit . (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

“Jam i qartë se në të ardhmen dua të luaj në Ligën Premier. Një eksperiencë që me të vërtet dua ta kem”, ka thënë  Carvajal. /Telegrafi/