OBRM-PDUKM: LSDM-ja tregoi se karriera e Zaevit është më e rëndësishme nga interesat shtetërore dhe kombëtare
Nëpërmjet një kumtese nga partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM thuhet se “populli i Maqedonisë zgjodhi të mos ndryshojë emrin dhe identitetin kombëtar”.
“Vendimi i Zoran Zaevi të iniciojë ndryshimet kushtetuese për fshirjen e Republikës së Maqedonisë është shkelje e popullit të vet, nënçmim i tij dhe mohim. Zaevi duhet të jetë shumë i kërcënuar për kriminalitetin që e ka bërë për shkak se ai vepron në kundërshtim me zgjedhjen e qytetarëve’, thonë nga partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM.
Ata shtojnë se LSDM-ja vazhdon me shkeljen e ligjeve dhe Kushtetutës ndërsa Qeveria e Zaevit në mënyrë të turpshme vendosi të mos respektojë vullnetin e qytetarëve të cilët thanë jo marrëveshjes kapitulluese të Prespës. Nga OBRM-PDUKM-ja thonë se mbi 1.2 milionë qytetarët qartësisht i thanë jo ndryshimit të emrit, identitetit, gjuhës dhe historisë së Maqedonisë, dhe jo politikave të qeverisë së LSDM-së dhe Zaevit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Maskat kanë rënë, ndërsa karteli kriminal i Qeverisë e tregon fytyrën e vërtetë. Qeveria e LSDM-së është mbrojtësi më i madh i kriminalitetit në Maqedoni. Zaevi refuzoi dorën e shtruar të OBRM-PDUKM-së dhe mundësinë të dëshmojë dhe tregojë se me të vërtetë dëshiron të luftojë kundër kriminalitetit dhe korrupsionit në shtet”, kumtojnë nga OBRM-PDUKM.
Sipas OBRM-PDUKM-së, mos pranimi i propozimit për Prokurori të pavarur dëshmon se kjo qeveri është promotor i kriminalitetit, padrejtësisë dhe se kjo qeveri, sipas kësaj partie, është në koalicion me nëntokën kriminale në Maqedoni.
“LSDM-ja edhe njëherë tregoi se karriera e Zoran Zaevit është më e rëndësishme nga interesat shtetërore dhe kombëtare dhe nuk heq do të nga nga marrëveshja kapitulluese me Greqinë. LSDM-ja refuzon të respektojë vullnetin e 1.2 milionë qytetarëve të cilët përmes abstenimit në referendum dhanë sinjal të qartë Qeverisë se nuk pajtohen me ndryshimin e emrit, identitetit, gjuhës dhe historisë në Maqedoni|, thonë nga OBRM-PDUKM-ja duke shtuar se Zaevi është njeri i frikësuar për shkak se e din se nuk e ka përkrahjen e qytetarëve për politikat e tij dhe se frikësohet nga zgjedhjet korrekte dhe demokratike për shkak se populli do ta çojë në pensionim politik./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025