Janë mbushur katër vjet prej se ka nisur projekti i koogjenerimit, që lidh Termokos-in me termocentralet ‘’Kosova B’’, prej nga merret avulli i ngrohtë për ngrohjen e banesave të qytetarëve të Prishtinës. Edhe pse në fillim ishte thënë se do të shqyrtohet mundësia e uljes së çmimit të ngrohjes, deri tani nuk ka asgjë në këtë drejtim.
Zyrtarë të Termokosit thonë se çdo gjë është gati për fillimin e sezonit të ngrohjes, ndërsa, sipas tyre, çmimet nuk janë në kompetencë të tyre por e ZRRE-së.
Zëdhënësja e Termokosit, Afërdita Uka, tha se Termokosi i dërgon të gjitha raportet në baza mujore dhe vjetore në Zyrën e Rregullatorit për Energji, kurse ata vendosin se a do të ketë ulje apo ngritje të çmimeve për këtë sezon dimëror.
Përcaktimin e tarifave e bën Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) e cila e ka obligim ligjor të merret me shqyrtimin e tarifave të energjisë ngrohëse, ata i kërkojnë raportet në baza të rregullta mujore, ne ua dërgojmë të gjitha raportet atyre për të gjitha shpenzimet e energjisë termike, dhe në bazë të tyre ata i kalkulojnë përcaktimin e tarifave.
Ndërsa Astrit Saraqini, udhëheqës i departamentit për energji termike dhe gaz në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), thotë se do t’i shqyrtojmë tarifat, dhe do të vendosim për çmime.
Sivjet jemi duke i shqyrtuar përsëri tarifat e ngrohjes qendrore, është një metodologji më formula matematikore dhe qysh del qashtu i përcaktojmë, por duhet t’i mbulojmë të gjitha kostot që kompania i bën për ta mbuluar shërbimin e ngrohjes qendrore.
Projekti i koogjenerimit ka ndikuar në uljen e shpenzimit të energjisë elektrike për 30% në Republikën e Kosovës, pasi që një pjesë bukur e madhe e banorëve të kryeqytetit ngrohen përmes projektit të koogjenerimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe