LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesja e Kosovës mbajti stërvitjen e parë para ndeshjes ndaj Maltës, folën edhe Ujkani e Kastrati

Përfaqësuesja e Kosovës mbajti stërvitjen e parë para ndeshjes ndaj Maltës, folën edhe Ujkani e Kastrati

Përfaqësuesja e Kosovës ka mbajtur stërvitjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në prag të ndeshjes ndaj Maltës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Duket se rezultatet e mira që arritëm në dy ndeshjet e para kualifikuese kundër  Azerbajxhanit baras dhe fitorja 2:0 kundër Ishujve Faroe, ka bërë që futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës  të jenë në disponim para dy ndeshjeve tjera, Maltës këtu në Kosovë dhe kundër Ishujve Faroe si mysafirë.


Atmosfera e mirë, puna me zell e përkushtim sot (e hënë) në stërvitjen e parë fletë shumë në dobi të kësaj.

Në seancën e sotme  stërvitore, përzgjedhësi Challandes u fokusua në një lojë të ngjeshur në mbrojtje me kundërzbritje të shpejta sikur edhe gjuajtjet e lira dhe nga pika e bardhë përbënin disa nga elementet e punës së ditë së parë.

Nesër (e martë), Kosova do të mbajë vetëm një stërvitje në orën 18:00 ndonëse ishte paraparë të mbahet edhe një paradite.

Pas stërvitjes folën edhe kapiteni Samir Ujkani dhe prurja e re, sulmuesi Lirim Kastrati:

“Ishte një stërvitje e mirë dhe ne do të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë dhe me intensitet më të lartë duke marrë parasysh se kemi vetë tri ditë para ndeshjes kundër Maltës. Edhe pse jemi favoritë ne duhet të i qasemi ndeshjes me seriozitetin më të madh. Besoj shumë ne rezultat të mirë”, ka thënë Ujkani.

“Ishte ëndërr e imja që të luaja për Kombëtaren A dhe kjo u bë realitet. Me kanë pritur jashtëzakonisht mirë. Unë do të përpiqem të jap maksimumin tim nëse do të vendos përzgjedhësi që të me inkuadrojë dhe nuk është me rëndësi se nga cila minutë  fillojë”, ka thënë Kastrati. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori