LAJMI I FUNDIT:

Melania Trump kritikohet për kapelën që ngjan me helmetën e ushtrive kolonialiste

Melania Trump kritikohet për kapelën që ngjan me helmetën e ushtrive kolonialiste
Melania Trump (Photo by Michael Loccisano/Getty Images)

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, ka udhëtuar në kontinentin e Afrikës, si pjesë e turneut të parë ndërkombëtar prej se Donald Trump u bë president.

Ndalesa e saj e parë ishte Parku Ndërkombëtar Najrobi në Keni, ndërsa 48-vjeçarja zgjodhi një kombinim që ka tërhequr vëmendje.


Bukuroshja nga Sllovenia kishte veshur pantallona, çizme dhe një këmishë, ndërsa në kokë mbante një kapelë të pazakontë.

Pikërisht për këtë detaj, Zonja e Parë e SHBA-ve ka marrë kritika të shumta.

Kjo kapelë i ka përkujtuar njerëzit në helmetën dhe simbolikën e fuqisë kolonialiste.

Lajmet për Melania Trump
Lexo po ashtu Lajmet për Melania Trump

“Kapelën që e mban, e kanë mbajtur po ashtu edhe kolonialistët gjatë periudhës së errët, gjë që nuk u pëlqen afrikanëve”.

“Kush të ka këshilluar ta vësh atë në kokë”, ka shkruar një përdorues i internetit, teksa një tjetër ka shtuar se veshja e saj është një shëmbëlltyrë e botëkuptimit të vjetër ndaj Afrikës.

Përndryshe, këtë lloj kapele e kanë mbajtur shpesh evropianët gjatë udhëtimeve të tyre në Afrikë dhe Azi në shekullin XIX, shkruan Independent.

Ndërsa ushtarët nga vendet, si Britania e Madhe, Franca, Spanja dhe Italia, kanë mbajtur helmeta të ngjashme me këtë kapelë duke i udhëhequr ushtritë kolonialiste. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori