LAJMI I FUNDIT:

Gjendet Arbnora Dobra, kthehet në familjen e saj

Gjendet Arbnora Dobra, kthehet në familjen e saj

Policia e Kosovës njofton 22 vjeçarja nga Skenderaj, Arbnora Dobra, e cila ishte raportuar si e zhdukur, tanimë është gjetur dhe është kthyer në familjen e saj.

Policia njofton se rasti i Arbërores nuk ka të bëjë më rrëmbim apo diçka të ngjashme. Ndërkaq, nuk ka pasur shenja të dhunës.

Për gjetjen e saj, e kanë bërë të ditur edhe familjarët e 22 vjeçares, saktësisht vëllai i saj Driloni përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook.


“Motra ime Arbnora Dobra është gjetur shëndosh e mirë”, thotë ai në reagimin e tij.

Familja Dobra nga komuna e Skenderajt është shprehur falënderuese ndaj autoriteteve të Policisë së Kosovës si dhe ndaj të gjitha organeve kompetente të cilët ndihmuan në gjetjen e vajzës së tyre Arbnorës.

“Falënderojmë Policinë e Kosovës dhe të gjitha organet kompetente që në asnjë minutë nuk kanë reshtur së punuari në mënyrë profesionale”.

Në lidhje me këtë rast, familja e Arbnora Dobrës është shprehur mirënjohëse edhe ndaj autoriteteve në Maqedoni të cilët ndihmuan në gjetjen e saj.

Përveç se Arbnora Dobra është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore, ende nuk dihen detajet e arratisjes e më pas të kthimit të saj tek familja në Skenderaj.

Më herët, Telegrafi kishte raportuar disa herë rreth zhdukjes së saj./Telegrafi