‘Project Guanlan’ është sateliti spiun kinez, që do të shfrytëzojë laserët e fuqishëm për të ndriçuar detin, për të vërejtur nëndetëset deri në 500 metra thellësi.
Hulumtuesit e përfshirë në projekt, pretendojnë se laserët janë aq të fuqishëm, sa që do të bëjnë pjesën e sipërme të detit ‘sa më të tejdukshme’, transmeton Telegrafi.
Madje, krijuesit pretendojnë se platformat që do të lëshojnë rrezet, që do të jenë një miliard herë më të forta se ato të Diellit.
Mirëpo, shkencëtarët thonë se ky është ‘mision i pamundur’ sepse laserët sa do të fuqishëm, e kanë të pamundur të hynë aq thellë në det.
Projekti Guanlan, që nënkupton ‘shikimi i valëve të mëdha’ është lansuar gjatë muajit maj, me inicimin e Laboratorit Ndërkombëtar të Pilotimit në Shandong të Kinës. Që të finalizohet projekti, janë angazhuar 20 universitete nga shtete të ndryshme.
Për më se gjysmë shekulli, forcat ushtarake janë duke u munduar të krijojnë laserin e quajtur Lidar, që është bashkim i fjalëve mes ‘light’ apo drita, si dhe radar.
Në teori, kur laseri e godet ndonjë objekt – në këtë rast nëndetëse – pulset do të kthehen prapa dhe të shkojnë te sensorët, që do jenë në gjendje të determinojnë vendndodhjen dhe madhësinë.
Sipas hulumtuesve, laserët do jenë aq të fuqishëm, sa që do jenë në gjendje të skanojnë një hapësirë prej 100 kilometrave.
Në të njëjtën kohë, do të shfrytëzojë radarë me mikrovalë, që të skanojë sipërfaqen dhe të vërejë edhe aktivitetet në sipërfaqe. Lidari shfrytëzon dritat ultraviolete, të dukshme dhe gati infra të kuqe.
Pritet të identifikojnë një numër të gjerë objektesh si ato jo metalike, gurë, shi, bashkime kimike, ajër të presuar, madje edhe molekula të vetmuara. Mjegulla, ujërat e turbullta dhe gjallesat nënujore, nuk do të kenë efekt në funksionimin e laserëve.
Vepron me mjaft vështirësi në ujë, sepse drita shpërndahet sapo e takon sipërfaqen.
Por, hulumtuesit janë duke bërë më të mirën, që të ndriçohet shtresa e epërme deri në gjysmë kilometri, që të forcohet sa më shumë mbrojta kineze dhe nga ky satelit spiun, që në shënjestër ka vizitorët e padëshiruar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin
Palestinezët festojnë “pranimin e marrëveshjes” nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni
Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'