LAJMI I FUNDIT:

Policia: Vajza nga Skenderaj, e raportuar si e zhdukur ndodhet në një shtet fqinj

Policia: Vajza nga Skenderaj, e raportuar si e zhdukur ndodhet në një shtet fqinj

Policia e Kosovës njofton se vajza nga Skenderaj, e cila ishte raportuar si e zhdukur gjendet në një shtet fqinj të Kosovës.

Policia njofton se bazuar në të dhënat e deritanishme, është konstatuar se A.D në mënyrë të rregullt ka kaluar në një shtet fqinjë të Republikës së Kosovës, nga ku pala ka kontaktuar me familjarët e saj.

Që nga e enjtja asnjë informatë për zhdukjen e 22 vjeçares nga Skenderaj, Arbnora Dobra
Lexo po ashtu Që nga e enjtja asnjë informatë për zhdukjen e 22 vjeçares nga Skenderaj, Arbnora Dobra

Lexoni të plotë njoftimin e Policisë:


“Më datë 28.09.2018, në polici është raportuar rasti person i zhdukur, bëhet fjalë për personin A.D, femër , 22 vjeç shtetase e Republikës së Kosovës.

Që nga dita  e raportimit  policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për gjetjen e viktimës.

Bazuar në të dhënat e deritanishme, është konstatuar se personi në fjalë,  në mënyrë të rregullt ka kaluar në një shtet fqinjë të Republikës së Kosovës, nga ku pala ka kontaktuar me familjarët e saj.

Përveç familjarëve të viktimës me të cilët jemi në kontakt për zhvillimet rreth rastit, ne si polici zyrtarisht kemi njoftuar edhe institucionet e shtetit fqinjë dhe bashkërisht jemi duke punuar për identifikimin e vendndodhjes së viktimës si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”. /Telegrafi/