LAJMI I FUNDIT:

Infantino shpreh përkrahjen për presidentin Ademi dhe FFK-në, ai pritet së shpejti ta vizitojë Kosovën

Infantino shpreh përkrahjen për presidentin Ademi dhe FFK-në, ai pritet së shpejti ta vizitojë Kosovën

Drejtuesit e FFK-së, kryetari Agim Ademi, me anëtarin e KE Flamur Bunjaku e sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihun kanë vizituar FIFA-n, ku janë pritur në një takim të përzemërt dhe miqësore me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, i cili shoqërohej nga Zvonimir Bobanin dhe Bjorn Vlassalo.

Presidenti Ademi duke e falënderuar presidentin Infantino për mikpritje ka thënë se Kosova ka kaluar në një periudhë të vështirë nën okupim, por vullneti dhe përkushtimi i njerëzve e ka mbajtur gjallë frymën e futbollit dhe pranimi i futbollit të Kosovës në UEFA dhe FIFA ishte gjëja më e drejtë që kanë  marrë këto dy institucione, thuhet në njoftimin e FFK-së.


Në vazhdim presidenti Ademi e njohu presidentin e FIFA-s, Infantinon, për zhvillimin e futbollit në Kosovë, përkushtimin në ngritjen e cilësisë së ligave.

Përkujdesja dhe ngritja e shkollave të futbollit. Puna me të rinj e të reja, me theks të veçantë futbolli i femrave. Zhvillimin e futbollit shkollor dhe përfshirja e tyre në turnetë e ndryshme sikur edhe me  nevoja të veçanta. Po ashtu edhe projekti Grassrotts.

Për zhvillimin e futsallit dhe ekipeve kombëtare.

Po ashtu presidenti Ademi e njohu mikpritësin për angazhimin maksimal të tij në realizmin e projekteve në infrastrukturë, ngritjen profesionale të FFK-së, trajnerëve dhe gjyqtarëve.

Presidenti Ademi falënderoi presidentin Infantino edhe për punën me gjyqtarë dhe kjo vizitë dhe ky takim me juve sot bëhet më madhështorë pasi gjyqtarët e Kosovës  sot u pranuan në Konventën botërore të Gjyqtarëve të futbollit dhe kjo është një nxitje e madhe.

Presidenti Infantino duke falënderuar krerët e FFK-së është shprehur i  kënaqur me arritjet në futbollin e Kosovës dhe premtoi mbështetje të pa rezervë për presidentin Ademi dhe FFK-në gjithnjë në të mirë të zhvillimit dhe përparimit të futbollit.

“Ne do ta mbështesim presidentin Ademi në vizionin dhe strategjinë e tij përmes projekteve dhe me të gjitha mundësitë në mënyrë që t’i realizojë objektivat e tij. Për presidentin Ademi dhe FFK-në dyert e FIFA-s do të jenë gjithmonë të hapura”, theksoi Infantino.

Në fund, presidenti Ademi e ftoi presidentin Infantino që ta vizitojë FFK-në dhe Kosovën, ftesë të cilën Infantino e pranoi me kënaqësi duke premtuar se në një kohë të përshtatshme kohore do ta vizitojë Kosovën, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori