LAJMI I FUNDIT:

SHBA tërheq sistemet raketore nga Lindja e Mesme

SHBA tërheq sistemet raketore nga Lindja e Mesme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po tërheqin disa bateri antiaeroplanë dhe raketa nga Lindja e Mesme, sipas Reuters duke iu referuar Wall Street Journal, i cili citon zyrtarë të paidentifikuar të ushtrisë amerikane.

Pentagoni do të tërheqë sistemet e raketave nga rajoni muajin e ardhshëm, thuhet në raport.


Të katër sistemet raketore Patriot do të tërhiqen nga Jordania, Kuvajti dhe Bahrejni, raporton Wall Street Journal dhe shton se kjo shënon zhvendosjen e fokusit nga konfliktet e gjata në Lindjen e Mesme dhe Afganistanin.

Ushtria tani është e përqendruar në tensionet me Kinën dhe Rusinë, raporti citon zyrtarë të paidentifikuar ushtarakë.