LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Komuna nuk ka para për shpronësimin e tokës në Kalabri për ndërtimin e kolektorit

Ahmeti: Komuna nuk ka para për shpronësimin e tokës në Kalabri për ndërtimin e kolektorit

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur për problemin që kanë qytetarët e Prishtinës në rrugën mbi lumin “Prishterka”, në lagjen Kalabria.

Ahmeti tha se kanë problem me një tokë 30 ari pronë e një familje në lagjen Kalabri.


Ai tha se komuna e Prishtinës nuk ka buxhet për të bërë blerjen e tokës.

“Problemi kryesor është që pronarët nuk kanë pranuar që të bëhen këmbimi. E kemi problematik tokën 30 ari ku kalon kolektori, kur familja në të cilën është thonë që asaj familje i është marr një tokë dhe asnjëherë nuk iu është kompensuar. Ndërkaq ne nuk kemi fonde që të blejmë një tokë 30 ari”, ka thënë ai.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti po ashtu tregoi edhe për problemin e një rruge afër “Rrugës B”, si dhe kanalizimin me të cilën kanë problem qytetarët në atë pjesë të qytetit.

“E kam vizituar dhe vet atë pjesë, ndërtuesi e ka ndërtuar në kubëza në një pjerrtësi shumë të madhe. Në rrugën B e kemi një problem më të madh me kanalizimet, pasi tre gypa shkojnë në një gyp 600, ku po bllokohet herë pas herë. Jemi duke bërë një projekt ku po mendojmë ta zgjasim një pjesë të gypit ”, tha Ahmeti. /Telegrafi/