LAJMI I FUNDIT:

Zhbogar: 18 milionë euro janë dedikuar për zhvillimin e turizmit në Maqedoni

Zhbogar: 18 milionë euro janë dedikuar për zhvillimin e turizmit në Maqedoni

Rreth 18 milionë euro nga fondet e BE-së për ndihmë të projekteve në Maqedoni janë të dedikuara për zhvillimin dhe përmirësimin e turizmit. Kjo është një mundësi e madhe për qendrat turistike, veçanërisht për Ohrin, si vendi më i njohur i destinuar turistik i vendit, u tha sot në debatin e organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Euroambasadori, Samuel Zhbogar theksoi se Bashkimi Evropian disa vite më herët i ka mbështetur të gjitha projektet të cilat janë në fushën e zhvillimit të shoqërisë dhe jetën më të mirë të qytetarëve.


Për përfitimet e turizmit pas anëtarësimit në BE, Zhbogar e citoi kryeministrin e vendit të tij të lindjes e cila para anëtarësimit në BE turizmi ka marr pjesë me pesë për qind në Prodhimin Vendas Bruto, ndërsa katër për qind e qytetarëve kanë qenë të punësuar në sektorin e turizmit. Pas anëtarësimit në BE, turizmi ka marr pjesë me 12 për qind të BPV-së, ndërsa në aktivitetet e veprimtarisë turistike punojnë 20 për qind e popullatës.

Ohri deri më sot ka shfrytëzuar vetëm katër milionë euro nga fondet evropiane, ndërsa vetëqeverisja lokale njoftojnë se do të krijojnë grupe në kuadër të komunës të cilën do të angazhohen persona që do të punojnë dhe përpunojnë në projektet në të cilat do të aplikojnë për fitimin e mjeteve nga fondet evropiane. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori