LAJMI I FUNDIT:

Feronikeli fiton në udhëtim te Flamurtari dhe ia merr primatin e Superligës

Feronikeli fiton në udhëtim te Flamurtari dhe ia merr primatin e Superligës

Klubi nga Drenasi, Feronikeli ka arritur të marrë një fitore të madhe në udhëtim te lideri Flamurtari me rezultat 3-1 dhe me këtë fitore ka marrë primatin në IPKO Superligën e Kosovës.

Pas pesë ndeshjeve pa humbje, nga to katër fitore dhe një barazim, Flamurtari ka shijuar humbjen e parë më këtë sezon, pasi në ndeshjen e javës së gjashtë është mposhtur nga Feronikeli.


Pjesa e parë e ndeshjes foli në të mirë të mysafirëve, të cilët kishin ardhur për t’i marrë tri pikët dhe pas vetëm 13-të minutave lojë gjetën golin e parë me anë të Mendurim Hotit, i cili shënoi për 0-1 dhe me këtë rezultat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, Flamurtari hyri furishëm duke gjetur golin e barazimit 1-1 ende pa u mbushur një minutë me shënues Alban Shillovën.

Megjithatë, ‘Industrialistët’ arritën të rikthehen shpejt në lojë dhe në minutën e 60-të shënuan për 1-2 me anë të Carioca Da Silva.

Feronikeli nuk u kënaq me kaq dhe shpejt gjeti edhe golin e tretë dhe ishte Artur Magani, i cili shënoi për 1-3 dhe me këtë rezultat përfunduan 90 minutat.

Pas kësaj fitore, Nikli merr primatin e Superligës me 14 pikë të mbledhura, ndërsa Flamurtari zbret në vendin e tretë me 13 pikë, aq sa ka Llapi në të dytin.

Në ndeshjen e radhës, Flamurtari udhëton te Prishtina, ndërsa Feronikeli e pret në shtëpi Lirinë. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori