Në librin francez “Le Voyageur de la jeunesse dans les quatre parties du monde.”, të autorit Pierre Blanchard, botuar në shtëpinë botuese “Le Prieur – Paris, 1806”, gjejmë një shkrim të veçantë në faqen 37, ku flitet për trimërinë, virtytet dhe zakonet e shqiptarëve të Paramithisë. Pavarësisht se ishin shumicë myslimane, feja tek ata kishte shumë pak rëndësi. Organizimi i klaneve dhe përdorimi i armëve ishin dy çështje themelore për ekzistencën e tyre. Në fund të shkrimit gjejmë dhe një mesazh drejtuar asokohe grekëve dhe turqve. Teksti është si në vazhdim:
“Në mesin e shqiptarëve, mund të dallojmë ata të Paramithisë, ku guximi dhe dashuria e tyre për liri, i bëjnë turqit që të dridhen. Qyteti i tyre gjendet dymbëdhjetë milje (vende) larg Janinës; ata zotërojnë një territor me një perimetër prej dymbëdhjetë miljesh dhe mund të dërgojnë në fushëbetejë 20 mijë burra.
Ata, të tërhequr në male të paarritshme për çdo armik, përçmojnë turqit dhe grekët që i rrethojnë, dhe jetojnë në paqe dhe liri. Qeveria e tyre nuk ka asgjë të rregullt, por është e përshtatshme për njerëzit që jetojnë pranë natyrës : çdo familje ose grup aleatësh, që mund të quhet klan (fis), administron drejtësinë në gjirin e saj ; dhe klanet më të mëdha në numër kanë më shumë ndikim në vend për çështjet publike ; ata kujdesen që të mos vrasin një individ të një klani tjetër, sepse prindërit e tij do të hakmerren ; dhe kur derdhet gjak një herë, masakrat pasojnë njëra-tjetrën deri në zhdukjen totale të njërit apo tjetrit klan.
Zakoni i tyre, kur dalin nga shtëpia, është që të kenë më vete armët e tyre; ata nuk qëndrojnë edhe në shtëpitë e tyre, pa pasur në rrip apo nën jastëk një palë pistoleta, dhe pushkën pranë shtratit.
Shumica e shqiptarëve të Paramathisë janë myslimanë, por nuk i kushtojnë rëndësi fesë së tyre, dhe sidomos nuk janë fanatikë: ata vuajnë si grekët e krishterë dhe i trajtojnë ata si vëllezërit e tyre. Madje, ata bashkëjetojnë mes tyre pa ndonjë vështirësi. Atyre u duket vera shumë e mirë, kështu s’mund të bëjnë pa të; fjala e profetit në këtë aspekt është krejtësisht e panjohur për ta. Ata nuk hanë vetëm mishin e derrit; por nëse bashkëshorti dhe bashkëshortja janë të feve të ndryshme, ata nuk hezitojnë të gatuajnë në të njëjtën enë një copë mish derri dhe një copë mish deleje.
Ata janë shumë mikpritës ndaj të huajve që janë nën mbrojtjen e një Paramithioti ; atëherë, të gjithë banorët shfaqin dashamirësinë më të madhe. Por, në të kundërt, nëse një i huaj, grek, turk ose evropian, vjen i vetëm në malet e tyre, ai kapet peng menjëherë dhe dërgohet në treg për tu shitur.
Nuk duhet gjykuar shumë kjo sjellje e dhunshme : kjo ndodh për arsye të dashurisë së tyre për të mbajtur vendin të lirë. Nëse i lejojnë të huajt që të hyjnë fare thjeshtë në shtëpitë (tokat) e tyre, ata do të dënohen shumë shpejt duke rënë nën zgjedhën e turqve ; ata veprojnë më shumë politikisht duke mbajtur gjithçka që i rrethon nën frikë dhe terror ; spiuni që dëshiron të shqyrtojë anën e dobët të kufijve të tyre natyrorë, e di se ka marrë një rrezik të madh dhe se nuk do të ketë shpërblim për jetën e tij.
Nëse të gjithë grekët do të kishin guximin e shqiptarëve, Perandoria Osmane do të shihte shumë shpejt skllevërit e saj të bëheshin zotër.” /Darsiani/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashqevi Qiriazi, Kongresi i Manastirit dhe “Himni i Alfabetit” me burim nga Kolegji Yale
Fjalimi i Skënderbeut!?
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
GJUHA SHQYPE
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
FAQJA
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj