LAJMI I FUNDIT:

Popovski: Qeveria e Maqedonisë ka miratuar para një viti ndryshimet në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele

Popovski: Qeveria e Maqedonisë ka miratuar para një viti ndryshimet në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele

Ministri përgjegjës për komunikim, llogaridhënie dhe transparencë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Robert Popovski u takua sot me përfaqësuesin e OSBE-së për lirinë e mediave Harlem Desire, i shoqëruar nga shefi i sapoemëruar i Misionit të OSBE-së në vendin tonë, ambasadori Clemens Koja, pëcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri Popovski theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në afatin e paraparë, në përputhje me prioritetet urgjente të reformës së Planit 3-6-9, i miratoi ndryshimet në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele një vit më parë dhe i dorëzoi ato në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.


Lidhur me rregullimin e hapësirës online të medias Popovski tha se Qeveria e Republikës së Maqedonisë po ndjek praktikat më të mira evropiane në këtë fushë dhe se, përveç kësaj, kjo pikëpamje është marrë pas konsultimeve të gjera dhe të hollësishme me organizatat e komunitetit të mediave në vend, si në drejtimin që hapësira e internetit duhet të mbetet e lirë.

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Desire, shprehu kënaqësinë në dhënien e mundësisë për të biseduar me Popovskin për reformat në media dhe theksoi angazhimin e OSBE-së për të qëndruar në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë në zbatimin e këtyre reformave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori