Rreth dy mijë vite më parë Shqipëria ishte një pjesë e rëndësishme e Perandorisë Romake dhe aty ka kudo rrënoja antike. Më i famshmi është Butrinti, në jug të Sarandës, por më e bukura është Apollonia, në jug të Durrësit, shkruan gazeta suedeze Expressen në një reportazh që ia dedikon Shqipërisë.
Këtu, në një kodër që rrihet nga dielli dhe të mbushur me pemë ulliri dhe një pamje shumë të bukur nga deti, rrënojat antike ndodhen në rrugën romake që lidhte Dyrrahun antik (Durrësi) me Butrintin, por këto rrugë shkonin gjithashtu edhe në Romë dhe Konstandinopojë.
Në Apolloni, perandori romak, Augusti, bëri shkollën dhe sot mund të lëvizni nëpër këto rrënoja, që kanë shpjegime në disa gjuhë, si dhe ku mund të shihni se si dukeshin shtëpitë në atë periudhë. Edhe Butrinti edhe Apollonia janë zona që cilësohen trashëgimi botërore nga UNESCO, shkruan ATSH.
Kruja, qyteti që ndodhet në mes të maleve
Nëse fluturon për në Tiranë mund të vëreni një qytet të vogël që ngjitet në një mal të lartë dhe të thepisur që ndodhet në anë të një lugine. Ky qytet është Kruja, qyteti që ngroh zemrat e gjithë shqiptarëve nga ku heroi kombëtar Skënderbej udhëhoqi përpjekjet për pavarësi kundër turqve në vitet 1400.
Kruja mund të vizitohet lehtësisht duke u nisur nga Tirana, por do të ishte mirë që të qëndroni një natë, sepse mund të shijoni një pamje të këndëshme të pazarit të restauruar, të kullës së rojes të kështjellës mesjetare dhe të kështjellës muze që i dedikohet Skënderbeut, nga ku do të keni një pamje fantastike të maleve, pllajës dhe detit. Kruja është si Durrësi, një vend ku mund të blini argjendari fine.
Gjirokastra dhe Berati, bukuroshet osmane
Me shumë mundësi, Gjirokastra është vendi larg brigjeve që turistët vizitojnë më shumë. Një amfiteatër me shtëpi të bukura osmane që ndodhen në pjesën e malit dhe qytetin modern poshtë.
Kjo pamje është e bukur, por Gjirokastrën e shijon kur shëtit nëpër rrugicat e ngushta dhe tatëpjetat e rrëshqitshme. Pazaret e bukura janë mbushur me dyqane për turistët dhe restorante, që janë veçanërish shumë komod në mbrëmje.
Ajo që shumë pak turistë dinë është që edhe qyteti i Beratit ofron një sharm osman, ku shtëpitë e vjetra ngjitet sipër njëra tjetrës në mal, ku sipër ndodhet një kështjellë e madhe.
Ky është një vend ku mund të hash, të pish një birrë apo një kafe me çmim shumë të lirë në çdo cep në anë të lumit, me një pamje të bukur në të gjitha anët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City