LAJMI I FUNDIT:

Filloi ndërtimi i sistemit ujësjellës rajonal në Likovë

Filloi ndërtimi i sistemit ujësjellës rajonal në Likovë

Filloi ndërtimi i stacionit filtrues për ujë në për pije për sistemin ujësjellës në Komunën e Likovës, ndërtimi i rezervuarit dhe tubave në gjatësi prej 570 metrave deri në Likovë.

Kryeministri Zoran Zaev, me ministrat e Transportit dhe lidhjeve Goran Sugareski dhe të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraku dhe Kryetari i Komunës së Likovës Erkan Arifi i vizituan punët ndërtimore. Projekti kushton 84 milionë denarë, prej të cilëve, 75 milionë janë siguruar nga Qeveria e Maqedonisë, nëpërmjet linjave kreditore të Bankës Evropiane për Investim, ndërsa nëntë milionë nga komuna.

“Këto janë probleme serioze që Maqedonia duhet t’i zgjidh. Kemi ardhur këtu në fillimin e ndërtimit të stacionit filtrues dhe tubacionit. Ky është vetëm fillimi i furnizimit me ujë, në Likovë punohet për ujin për pije. Në shekullin 21 nuk munde të lëmë asnjë fshat, asnjë fëmijë në Maqedoni të mbetet pa ujë për pije”, deklaroi Zaev.

Ministri i Transporit dhe Lishjeve Sugareski tha se Qeveria dhe Ministria janë fuqishëm të përkushtuara në ndërtimin e ujësjellësve, sistemeve të kanalizimit, stacioneve filtruese, tubacioneve duke përmendur projektin e ri që tashmë ka filluar me kërkesë të mjeteve për sigurimin e ndërtimit dhe rikonstruktimit të rrugëve lokale.

Sugareski ju bëri apel kryetarëve të komunave të përgadisin projekte nga infrastruktura komunale dhe t’i dorëzojnë deri te ministrië.

Kryetari i Komunës së Likovës Erkan Arifi potencoi se kjo është ditë e rëndësishme për Likovën, sepse fillon ndërtimi i një projekti të kapitalit me të cilin do të zgjidhet furnizimi me ujë dhe do të sigurohet ujë për pije. Arifi shpreson se projekti do të rumbullaksohet me mjete të siguruara shtesë në vlerë prej tetë milionë eurosh./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme

"20 mijë euro për statusin e viktimës së luftës", rrëfimi i të mbijetuarës së masakrës së Abrisë

Lajme
Zjarri në Spitalin e Pejës ishte i qëllimshëm, u shkaktua nga një person i maskuar

Zjarri në Spitalin e Pejës ishte i qëllimshëm, u shkaktua nga një person i maskuar

Shëndetësi
Arrestohet një qytetar i Kosovës në Merdar, Serbia pretendon se ishte pjesëtar i UÇK-së

Arrestohet një qytetar i Kosovës në Merdar, Serbia pretendon se ishte pjesëtar i UÇK-së

Lajme
Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Lajme
​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

Lajme
Kalo në kategori