LAJMI I FUNDIT:

LDK dhe VV bojkotojnë sërish seancën e Kuvendit

LDK dhe VV bojkotojnë sërish seancën e Kuvendit

Seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës e cila nisi dje do të vazhdojë sot në orën 11:00.

Deputetët e LDK-së dhe VV-së dje bojkotuan këtë seancë, duke kërkuar që fillimisht të mbahet seanca e jashtëzakonshme e cila ishte thirrur më parë nga opozita.


Njëjtë do të veprojnë edhe sot, kështu kanë thënë për Telegrafin deputetë të të dyja partive.

LDK dhe VV bojkotojnë seancën e rregullt, kërkojnë atë të jashtëzakonshmen (Video)
Lexo po ashtu LDK dhe VV bojkotojnë seancën e rregullt, kërkojnë atë të jashtëzakonshmen (Video)

Deputeti Armend Zemaj ka thënë shkurt se nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme.

“Jo nuk do të marrim pjesë”, ka thënë Zemaj.

Edhe, deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli ka thënë për Telegrafin se deputetët e këtij subjekti nuk do të jenë të pranishëm në seancën e sotme e as në seancat e radhës, deri të mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita.

“Jo, dhe nuk do të marrim pjesë derisa të mbahet seanca e jashtëzakonshme e kërkuar nga opozita për të ndalur Thaçin që të bëjë pazare të dëmshme me Serbinë”, ka thënë Pacolli. /Telegrafi/