Në Shqipëri, Qeveria duket se do të bëjë një tërheqje nga ligji për Teatrin kombëtar, duke parashikuar hapjen e një gare për ndërtimin e tij dhe zhvillimin urban të zonës. Të paktën, kështu bën të njohur letra që Komisioni Evropian i ka dërguar autoriteteve në përfundim të vlerësimit të Ligjit të posaçëm të propozuar nga Qeveria i cili hasi në kundërshtime të forta publike dhe u kthye pas nga presidenti Ilir Meta.
Ligji për Teatrin kombëtar i miratuar me forcën e kartonave të shumicës në fillim të muajit korrik, parashikon ndërtimin e një godine të re moderne me fondet e shoqërisë private “Fusha”, së cilës në këmbim i jepen mijëra metra katrorë të tjerë për të ngritur aty pranë, një kompleks kullash shumëkatëshe. Më shumë sesa debati nëse duhet apo jo një ndërtesë e re për Teatrin, procedura e veçantë që u ndoq në këtë rast përbënte një aspekt me dritë-hije të shumta.
Edhe në letrën që Komisioni Evropian i dërgon autoriteteve shqiptare theksohet se “ligji i posaçëm i miratuar, i cili ka paraparë një përzgjedhje të një kontraktori pa një tender të hapur, ngriti shqetësime lidhur me respektimin e parimit të sipërpërmendur të mos diskriminimit dhe të parimeve të tjera të prokurimit publik të BE , p.sh trajtim të barabartë, dhe konkurrencë të hapur”. Në letër, ndonëse shkruhet se “nuk mund të konstatohet asnjë shkelje e Marrëveshjes së Asociim Stabilizimit në këtë fazë”, theksohet se “shërbimet e Komisionit inkurajojnë autoritetet shqiptare që të ndjekin pajtueshmërinë me parimet e prokurimit publik të BE-së dhe të sigurojnë qasje jodiskriminuese në treg”.
Është pikërisht vijimi i tekstit që zbulon se në ndërkohë qeveria shqiptare duket se ka premtuar të bëjë një ndryshim në ligj. “Shërbimet e Komisionit mirëpresin angazhimin e autoriteteve shqiptare për të ndryshuar Ligjin e Posaçëm me qëllim të futjes së një thirrjeje të hapur për zbatimin e projektit të zhvillimit të Teatrit Kombëtar, ku çdo palë private mund të paraqesë një propozim për projektin”.
Opozita shqiptare e cila e ka kundërshtuar më forcë projektin duke folur për një aferë korruptive, u shpreh për një fitore të saj.
Nga ana e tij kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili u vu në vijë të parë të mbrojtjes së këtij projekti, e cilësoi letrën e Komisionit Evropian “një lajm të shkëlqyer. Ndërsa Ligji nuk shkel MSA-në, kemi shansin ta bëjmë më të mirë”, shkruajti Veliaj në rrjetet sociale. Në fakt pozicioni i tij është i ndryshëm nga ai i pak javëve më parë, kur reagoi ashpër ndaj kthimit pas të ligjit nga ana e presidentit Ilir Meta, duke deklaruar se brenda 40 ditëve do të miratohej siç ishte. Ndërsa tre ditë më parë, pikërisht në ditën kur Komisioni Evropian i është drejtuar autoriteteve, ai deklaroi se
Tani mbetet për të parë se çfarë procedure do të ndiqet. Nëse shumica do të bëjë një ndryshim në ligj, atëherë do të duhet të votojë pro dekretit të presidentit Meta, për kthimin pas në parlament të tekstit aktual dhe të paraqesë më pas ligjin e ri me ndryshimet që do të lejojnë një garë të hapur për këtë projekt në zemër të kryeqytetit. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTraditat dhe ritet e dikurshme të dasmave shqiptare
Parashqevi Qiriazi, Kongresi i Manastirit dhe “Himni i Alfabetit” me burim nga Kolegji Yale
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Fjalimi i Skënderbeut!?
ADONIS
GJUHA SHQYPE
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj