LAJMI I FUNDIT:

Panucci flet para ndeshjes me Izraelin: Skuadra është në gjendje të mirë, uroj të rikthehemi tek rezultatet e duhura

Panucci flet para ndeshjes me Izraelin: Skuadra është në gjendje të mirë, uroj të rikthehemi tek rezultatet e duhura

Kombëtarja e Shqipërisë do të startojë në Ligën e Kombeve në ndeshjen ndaj Izraelit.

Kuqezinjtë në këtë takim vijnë pas disa rezultateve jo të mira në ndeshjet miqësore.


E trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci ka folur në konferencë për shtyp para takimit me Izraelit.

“Skuadra është në gjendje të mirë, kemi punuar mirë këto ditë dhe jemi të gatshëm për të përballuar ndeshjen e nesërme me Izraelin. Për shkak të emergjencës kam grumbulluar edhe lojtarë që nuk kanë luajtur shumë”.

“Di të them se kam zgjedhur eksperiencën në këtë rast, duke marrë lojtarë si Basha, Lilaj, Memushaj”, tha trajneri italian,

Italiani ka folur edhe për të ardhmen e tij në krye të Kombëtares shqiptare.

“A janë vendimtare ndeshjet kundër Izraelit dhe Skocisë? Nuk është një pyetje për mua, pyesni presidentin e Federatës për këtë gjë. Unë përgjigjem vetëm për ndeshjet që do të luajmë dhe jo për stolin tim. Uroj që nesër të kthehemi të fitojmë. Jemi përgatitur dhe shpresoj shumë që nesër të rikthehemi në paraqitjet pozitive dhe të marrim rezultatet e duhura”, deklaroi Panucci.

Ish-futbollisti i skuadrave të mëdha evropiane si Roma, Milan, Real Madrid e Chelsea ka folur edhe për formacionin e mundshëm.

“Për formacionin do të vendos nesër se kush do të zbresë në fushë. Në një ndeshje të tillë kemi punuar me eksperiencën e skuadrës dhe vetëm nesër do ta zbulojmë se çfarë ka ndryshuar dhe çfarë do të ndryshojë në skuadrën e Shqipërisë. Të shohim”, tha ndër tjera Panucci.

Shqipëria dhe Izraeli do të përballen me njëra tjetrën me fillim nga ora 20:45 në Elbasan Arena. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

La Liga
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën

Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona

Sport
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas

Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas

Premier League
Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

La Liga
Si mund të luajë Bayernin nën urdhrat e Kompanys dhe me katër transferime

Si mund të luajë Bayernin nën urdhrat e Kompanys dhe me katër transferime

Bundesliga
Tifozët pretendojnë se ‘futbolli ka vdekur’ pasi dolën detaje të reja të Ligës së Kampionëve

Tifozët pretendojnë se ‘futbolli ka vdekur’ pasi dolën detaje të reja të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori