LAJMI I FUNDIT:

Mirëmbajtësit e rezervatit ndaluan luaneshat që po e mbytnin një luan (Video)

Mirëmbajtësit e rezervatit ndaluan luaneshat që po e mbytnin një luan (Video)

Në një rezervat kafshësh në West Midlands të Anglisë, një grup prej nëntë luaneshash, tentuan ta mbysnin një luan.

Vizitorët kanë mbetur të habitur, kur panë ato teksa e kafshonin dhe e tërhiqnin zvarrë, në sulmin që besohet të jetë kryer për të eliminuar liderin, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, aksioni i tyre u ndërpre nga mirëmbajtësit, që iu hodhën sipër pluhur për shuarjen e zjarrit.

Luani që mbeti i lënduar dhe i gjakosur, ka mbetur sërish me grupin e sulmueseve, ndërsa nuk dihet për fatin e tij.

Njohësit e kafshëve, thonë se kjo ndodhë kur lideri plaket dhe nuk mund t’i udhëheqë si duhet, andaj eliminohet fizikisht. Por, vetëm kur ka mungesë ushqimi, në mot të vështirë apo në rast sulmesh të ndryshme. /Telegrafi/