LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës shënon 19-vjetorin e themelimit

Policia e Kosovës shënon 19-vjetorin e themelimit

Me rastin e përvjetorit të 19-të të themelimit të Policisë së Kosovës, sot do të mbahet një ceremoni rasti.

Në këtë ceremoni janë ftuar të marrin pjesë personalitete të ndryshme, përfaqësues të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës, përfaqësues ndërkombëtarë, drejtorë të policive të disa shteteve të ndryshme, si dhe familjarë të policëve.

Gjatë kësaj ceremonie do të bëhet gradimi i disa punonjësve të Policisë së Republikës së Kosovës,  si dhe ndarja e medaljeve dhe certifikatave për zyrtarët policorë që janë shquar për punën e tyre dhe rezultatet e arritura.


Më 6 shtator të vitit 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e Policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të këtij Shërbimi filloi trajnimin në këtë qendër më 6 shtator 1999. Kjo gjeneratë numëroi 176 pjesëtarë, të cilët me sukses përfunduan trajnimin dhe pastaj filluan ushtrimin e veprimtarisë policore në tërë territorin e Kosovës si policët e parë të këtij shërbimi.

Në trend Lajme

Më shumë
Shala: Arrestimi i Liridon Rexhepit në Turqi, një trillim për prishjen e raporteve të Kosovës me Izraelin

Shala: Arrestimi i Liridon Rexhepit në Turqi, një trillim për prishjen e raporteve të Kosovës me Izraelin

Drejtësi
Kurti: Kosova do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia

Kurti: Kosova do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia

Siguri
Nëse e shihni këtë person lajmërojeni policinë, dyshohet për grabitje!

Nëse e shihni këtë person lajmërojeni policinë, dyshohet për grabitje!

Siguri
Nga një muaj paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për rastin e vrasjes në Aktash

Nga një muaj paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për rastin e vrasjes në Aktash

Drejtësi
“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

Lajme
Gjuajta me armë në Prishtinë, Policia jep detaje

Gjuajta me armë në Prishtinë, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori