LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, publikohen rezultatet e konkursit për pranimin e studentëve në konvikte

Maqedoni, publikohen rezultatet e konkursit për pranimin e studentëve në konvikte

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) informon se rezultatet e konkursit për pranimin e studentëve të programeve deridiplomike nëpër konvikte dhe objekte të tjera shtetërore të vendosjes së studentëve në Republikën e Maqedonisë, për vitin akademik 2018/19, janë publikuar në faqen zyrtare të internetit www.mon.gov.mk.

Nga MASH shtojnë se ankesat lidhur me rezultatet mund të paraqiten në afat prej 5 ditëve nga dita e publikimit.


Përndryshe, për fillimin e vitit të ri shkollor MASH shpalli konkurs për vendosjen e studentëve të Maqedonisë nëpër konvikte./Telegrafi/