LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Pa të rinj s’ka të ardhme, gjendja në arsim është dëshpëruese

Mickoski: Pa të rinj s’ka të ardhme, gjendja në arsim është dëshpëruese

Maqedonia sot përballet me një katastrofë demografike, në tremujorin e dytë të vitit 2018, kemi një rënie prej 6.3 për qind në numrin e të sapolindurve, të cilat në gjashtë vjet do të nënkuptojnë ulje shtesë të numrit të nxënësve, klasave që do të mbyllen, vendbanimet të cilat po vdesin me shpejtësi.

Këtë e theksoi sot kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në fjalimin e tij drejtuar qytetarëve përmes një videoje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se e ardhmja është larguar nga Maqedonia, ndërsa qeveria nuk ndërmerr asnjë veprim.


“Kjo është arsyeja pse kemi ulje të paraleleve, madje përballemi me mbylljen e të gjitha shkollave.
Ndërsa situata në arsim dhe shkolla është dëshpëruese. Ne kemi shkolla çuditshme, lagështia është e zakonshme, ndërsa librat e pa pagesë vonohen. Por kjo është arsyeja pse, përderisa edukimi për prindërit është problem, është një shans për përfitim për qeverinë. Skandalet nuk ndalen. Biznese milionëshe nga 5.3 milionë euro për blerjen e librave po shpejtohet për tju caktuar dy kompanive, në katër sy, pa tender, ndërsa kompanitë dihen, sipas informatave jozyrtare, bëhet fjalë për të afërmit e qeverisë, tha Mickoski.

Ai shtoi se rritja e pagave për mësimdhënësit që u bë nga qeveria është degraduese dhe se është larg premtimit të bërë 500 euro pagë mujore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Kalo në kategori