LAJMI I FUNDIT:

Pas 25 vitesh, Danimarka importuese neto e naftës

Pas 25 vitesh, Danimarka importuese neto e naftës

Agjencia daneze e Energjisë ka parashikuar se Danimarka pritet të bëhet importues neto i naftës nga viti 2018 e tutje pas 25 vitesh si një ekportues.

Ajo tha se viti 2017 ishte viti i fundit në të cilin Danimarka prodhoi më shumë naftë se sa konsumoi vendi.

“Vendi pritet të jetë një importues neto i naftës nga viti 2018. Megjithatë, Danimarka pritet të mbetet një eksportues neto i gazit deri në vitin 2035”, tha agjencia.


Sipas agjencisë, që nga viti 1993, Danimarka ishte vendi i vetëm në Bashkimin Evropian që ka qenë eksportues neto i naftës dhe neto i gazit.

“Për naftën, ky qëndrim do të përfundojë në vitin 2018. Përveç vitit 2024, konsumi danez i naftës pritet të tejkalojë sasinë që prodhojmë në pjesën daneze të Detit të Veriut”, vuri në dukje agjencia, shkruan AA.

Sipas llogaritjeve të agjencisë, ndryshimi në parashikimin e prodhimit të naftës rrjedh nga një reduktim i përgjithshëm i prodhimit të pritur të naftës, që arrin një ulje prej 8 për qind krahasuar me parashikimin e vitit të kaluar.

“Për më tepër, datat e nisjes për disa fusha dhe zbulime pritet të shtyhen dhe rindërtimi i disa objekteve, të tilla si Tyra, do të rezultojë në një rënie në prodhimin e naftës në vitin 2020 dhe 2021”, shpjegoi agjencia daneze.

Fusha Tyra, e vendosur në Detin e Veriut të Danimarkës, është fusha më e madhe e gazit në Danimarkë.

“Danimarka pritet të vazhdojë të jetë një eksportues neto i gazit deri në vitin 2035, me përjashtim të viteve 2020 dhe 2021, kur pritet një rënie e ndjeshme në prodhimin e gazit, për shkak të rindërtimit të planifikuar të objekteve të fushës Tyra”, theksoi agjencia daneze. /Telegrafi/