LAJMI I FUNDIT:

Pasi u shpall më i miri i vitit, Modric: Nuk jam i befasuar, por më vjen keq që nuk ishte Ronaldo

Pasi u shpall më i miri i vitit, Modric: Nuk jam i befasuar, por më vjen keq që nuk ishte Ronaldo

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric pranon se nuk ishte i befasuar nga mungesa e Cristiano Ronaldos në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga UEFA në Monte Karlo.

Kroati u shpall lojtar i vitit për ndeshjet e Ligës së Kampionëve të sezonit të kaluar, një vendim i kundërshtuar nga agjenti i Juventusit, Ronaldo, Jorge Mendes.


I pyetur për mungesën e portugezit, Modric tha “Nuk jam i befasuar, më vjen keq që nuk është këtu, por jam i sigurt se ka arsye pse nuk mund të jetë këtu. Do të doja ta shihja atë, por pasi që nuk është këtu, shpresoj që së shpejti do ta shohim njëri-tjetrin”.

“Unë jam i lumtur që e marrë këtë çmim të madh, falënderoj të gjithë ata që votuan për mua, klubin dhe shokët e mi, sepse është edhe shpërblimi i tyre, unë jam shumë i lumtur që jam këtu, duke punuar për këtë dhe duke arritur sa më shumë të jetë e mundur”.

“Mund të them se ky është viti më i mirë i karrierës sime, kolektivisht dhe individualisht, dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë”, tha reprezentuesi kroat.

Çmimet për lojtarët më të mirë në pozitat e tyre në sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Çmimet për lojtarët më të mirë në pozitat e tyre në sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve

Modric ishte në qendër të vëmendjes të afatit kalimtar të verës, por nuk arriti të transferohej te skuadra e Interit.

Ndryshe, Keylor Navas (portier), Sergio Ramos (mbrojtës) si dhe Cristiano Ronaldo (sulmues) u shpallën si më të mirët e pozitave të tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori