LAJMI I FUNDIT:

Totti flet pas shortit: Roma është e uritur, synojmë finalen e Madridit

Totti flet pas shortit: Roma është e uritur, synojmë finalen e Madridit
ROME, ITALY - MAY 28: AS Roma players hold up Francesco Totti after his last match after the Serie A match between AS Roma and Genoa CFC at Stadio Olimpico on May 28, 2017 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Roma do të luaj në Grupin G në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Gjysmëfinalistët e edicionit të kaluar synojnë të bëjnë edhe më mirë këtë edicion.


Së paku kështu ka thënë ikona e Romës dhe Italisë, Francesco Totti pas hedhjes së shortit në Monaco.

“Tani duket gjithçka më e thjeshtë së paku në letër se vitin e kaluar”.

“Edicionin e kaluar flisnim për vend të tretë, por në fakt i mposhtëm të gjithë dhe arritëm deri në gjysmëfinale”, tha ikona e Romës.

Ish-kapiteni legjendar i Romës foli edhe për synimet e klubit verdh e kuq.

Totti (Getty Images)

“Synimi ynë është të bëjmë më mirë se edicionin e kaluar. Jemi të uritur dhe synojmë finalen e madhe të Madridit”.

“Pritshmëritë janë të larta pasi kemi një grup të bashkuar. Do të përpiqemi të lëmë gjurmë edhe në Evropë”, tha Totti.

Krejt në fund Totti ka thënë se klubi i tij është më i fortë se vitin e kaluar edhe përkundër disa largimeve nga skuadra.

Roma ndodhet në grupin G së bashku me Real Madridin, CSKA Moskën dhe Vitoria Plzen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Liga e Kampionëve
Edon Zhegrova realizoi gol

Edon Zhegrova realizoi gol "alla Messi" kundër Lyonit - por Fonseca i kërkon falje për atë që i bëri gjatë ndeshjes

Ligue 1
Lajme të mira nga infermieria për Bayernin – tre yjet kthehen nga lëndimi për ndeshjen me Real Madridin

Lajme të mira nga infermieria për Bayernin – tre yjet kthehen nga lëndimi për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Paul Pogba po e lë përfundimisht futbollin? Ai ka nisur karrierën e re në një profesion tjetër

Paul Pogba po e lë përfundimisht futbollin? Ai ka nisur karrierën e re në një profesion tjetër

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Kalo në kategori