Në dialogun që po zhvillohet në Bruksel nuk mund të ketë negociata për ndryshim të kufijve të Republikës së Kosovës dhe as për shkëmbimin e territoreve midis dy shteteve. Ndërsa, Asociacioni i Komunave të Kosovës me shumicë serbe nuk mund të formohet në kundërshtim me ligjet e Republikës së Kosovës dhe frymën e Kushtetutës sonë.
Këto ishin disa nga konkluzionet e tryezës së mbajtur në Mitrovicë, lidhur me dialogun që po zhvillohet në Bruksel midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të cilën e kishte ftuar kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Në tryezë morën pjesë nënkryetari i parë i LDK-së, Agim Veliu, nënkryetari i parë i VV-së, Besnik Bislimi, nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi dhe kryetari i Kuvendit të Përgjithshëm të AKR-së, Fatmir Matoshi.
Sipas një komunikate të komunës së Mitrovicës, pas një diskutimi të gjerë e të frytshëm, ku qëndrimet lidhur me çështjet që u diskutuan ishin shumë të përafërta, pjesëmarrësit e tryezës së rrumbullakët, lidhur me procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, njëzëri miratuan edhe disa konkluzione.
“Në dialogun që po zhvillohet në Bruksel nuk mund të ketë negociata për ndryshim të kufijve të Republikës së Kosovës dhe as për shkëmbimin e territoreve midis dy shteteve. Asociacioni i Komunave të Kosovës me shumicë serbe nuk mund të formohet në kundërshtim me ligjet e Republikës së Kosovës dhe frymën e Kushtetutës sonë. Është i domosdoshëm shqyrtimi dhe vlerësimi i procesit të deritanishëm negociator, duke u bazuar në raportin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, mbi arritjet dhe sfidat në zbatimin e Marrëveshjeve të Brukselit. Është e domosdoshme që Kuvendi i Republikës së Kosovës të hartoj një Platformë të përbashkët negociatore që përfshinë kërkesat e shtetit të Kosovës ndaj Serbisë dhe më pastaj të caktoj ekipin negociator. Ekipi negociator i aprovuar duhet t’i raportoj Kuvendit të Republikës së Kosovës pas çdo raundi të bisedimeve në Bruksel”, thuhet në komunikatën e komunës së Mitrovicës, përcjell Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Temperaturat sot në Kosovë deri në 7 gradë Celsius
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët