LAJMI I FUNDIT:

MKRS: Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ do të pranohet nga UEFA, Prishtina mund të luajë ndaj Drenicës

MKRS: Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ do të pranohet nga UEFA, Prishtina mund të luajë ndaj Drenicës
Stadiumi "Fadil Vokrri", Prishtinë Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ndeshja që bëri shumë zhurmë mes Prishtinës dhe Gjilani që nuk u zhvillua, dot ë zhvillohet në një termin tjetër.

Por kishte ende pikëpyetje se a do të lejohet të luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Tashmë MKRS ka lëshuar një komunikatë ku ka treguar pse është ndaluar ndeshja dhe ka dhënë po ashtu dritën e gjelbër që të zhvillohet ajo mes Prishtinës dhe Drenicës.


Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sqaron opinionin publik rreth dilemave të cilat janë ngritur ditëve të fundit rreth mos zhvillimit të ndeshjes në mes të KF ‘Prishtina’ dhe KF ‘Gjilani’.

Ministria e Sportit është investitori kryesor në këtë projekt. Ky projekt konsiderohet i papërfunduar dhe sipas të dhënave të organit mbikëqyrës ky projekt do të pranohet teknikisht vetëm pas raportit përfundimtar të UEFA-s. Pas pranimit të këtij raporti, palët e involvuara në këtë proces (Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Ambientit, Komuna e Prishtinës, Federata e Futbollit të Kosovës dhe punëkryesi) do të fillojnë procedurat e pranimit teknik të stadiumit.

Siç dihet, para disa ditësh është zhvilluar ndeshja e parë testuese në mes KF ‘Prishtina’ dhe KF ‘Drita’ për Super Kupën e Kosovës, ndeshje kjo e organizuar nga ana FFK-së e cila është monitoruar nga ana e zyrtarëve të UEFA-s.

Indikacionet e para të zyrtarëve të UEFA-s, janë që stadiumi i Prishtinës “Fadil Vokrri” i plotëson kriteret e UEFA-s, si stadium i kategorisë IV, andaj, ky është një lajm pozitiv për institucionet, sportin dhe sportdashësit në vendin tonë, sepse Kosova përfundimisht, për herë të parë do t’i zhvillojë ndeshjet në stadiumin e rinovuar i cili mbanë emrin e legjendës së futbollit Fadil Vokrri.

Ministri Kujtim Gashi ka deklaruar publikisht se pasi të bëhet pranimi teknik dhe certifikimi nga UEFA, stadiumi do t’i dorëzohet Komunës së Prishtinës si pronare, e cila pastaj do të vendosë për të gjitha procedurat e menaxhimit, kujdesin, por edhe mënyrën e shfrytëzimit të tij.

MKRS dhe ministri Gashi ka qenë i përkushtuar që nga dita e parë e marrjes së detyrës që të bëjë realitet përfundimin e të gjitha punimeve në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri” si njëri ndër projektet më kapitale në përmirësimin e infrastrukturës sportive në vendin tonë.

Gjithashtu, njoftojmë opinionin publik se pas takimit të sotëm midis ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, palët janë pajtuar që ndeshja kampionale mes KF ‘Prishtina’ dhe KF ‘Drenica’ e paraparë për 2 shtator të luhet në Stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ndeshje kjo e cila do të shërbejë edhe si lojë e dytë testuese para lojës që do ta zhvillojë reprezentacioni i Kosovës në Stadiumin ‘Fadil Vokrri”.

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi

Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi

La Liga
E paimagjinueshme se si mbrojtësi i Anglisë arriti ta bënte këtë ndërhyrje nga vija e portës

E paimagjinueshme se si mbrojtësi i Anglisë arriti ta bënte këtë ndërhyrje nga vija e portës

Përfaqësueset
Rooney zgjedh ekipin më mbresëlënës deri më tani në këtë sezon të Ligës Premier

Rooney zgjedh ekipin më mbresëlënës deri më tani në këtë sezon të Ligës Premier

Premier League
Kush është Alvaro Carreras, i riu që po 'çmend' Realin, Barçën, Unitedin dhe shumë gjigantë evropianë

Kush është Alvaro Carreras, i riu që po 'çmend' Realin, Barçën, Unitedin dhe shumë gjigantë evropianë

La Liga
Thomas Tuchel kërkon yllin e Barcelonës si nënshkrimin e parë nëse ai bëhet trajner i Man Utd

Thomas Tuchel kërkon yllin e Barcelonës si nënshkrimin e parë nëse ai bëhet trajner i Man Utd

Premier League
Hansi Flick realizon dy afrime të reja te Barcelona

Hansi Flick realizon dy afrime të reja te Barcelona

La Liga
Kalo në kategori