LAJMI I FUNDIT:

Këngëtarët shqiptarë prezantojnë nënat për Kurban Bajram

Këngëtarët shqiptarë prezantojnë nënat për Kurban Bajram
Foto: Instagram

Sot (e martë), anë e mbanë globit u festua nga myslimanët festa e Kurban Bajramit.

Me rastin e kësaj, feste, shumë njerëz në botë janë solidar me më të dashurit e tyre, duke iu uruar më të mirat e kësaj feste.

Edhe artistë të shumtë nga estrada kanë shprehur urime për fansat e tyre, me rastin e kësaj feste të veçantë.


Urimet e yjeve shqiptarë për festën e Kurban Bajramit
Lexo po ashtu Urimet e yjeve shqiptarë për festën e Kurban Bajramit

Shumica prej tyre, vendosën që urimet t’i bëjnë përmes rrjeteve sociale.

Por, pati edhe nga ata që në këtë festë të shenjtë, vendosën të prezantojnë nënat e tyre, dhe që bashkë me to të urojnë festën.

Telegrafi ju sjell në vazhdim disa prej tyre.

Gold AG

Reperi i njohru shqiptar, Gold AG, shuhet si mysliman i devotshëm dhe për të festat fetare janë shumë të rëndësishme.

Ai vendosi që sot urimin e tij ta bëjë për fansat përmes një fotografie të publikuar me të ëmën në Instagram.

https://www.instagram.com/p/BmuqdoyBT3c

“Urime Kurban Bajrami”, shkruante reperi në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa shfaqej më se i lumtur pranë të ëmës.

Leonora Jakupi

Edhe këngëtarja e dashur për publikun, Leonora Jakupi, bëri një urim të përzemërt për festën e Bajramit.

Ajo publikoi një shkrim në InstaStory, nga i cili u kërkonte fansave të saj që të solidarizohen me ata që kanë nevojë, jo vetëm në ditë festash, por në çdo ditë të kësaj bote.

https://www.instagram.com/p/BmtnKcbnO9U

Në po të njëjtën ditë, Leonora ndau me fansat edhe një fotografi ku shfaqej bashkë me të ëmën e saj, e cila është për të shtylla kryesore.

Këngëtarja shkruante në mbishkrimin e fotografisë për dashurinë pa kushte që i dhuron nëna e saj ,e cila për vite me radhë ka qenë mbështetësja më e madhe në karrierën e vajzës.

Stresi

Reperi i njohur nag Shqipëria, Arkimed Lushaj – Stresi, publikoi po ashtu një fotografi me të ëmën në llogarinë e tij personale në Instagram.

Në mbishkrimin e fotografisë, ai ka bërë një urim të gjatë për fansat, duke iu dëshiruar një ditë të këndshme në festën më të bukur dhe të adhuruar nga myslimanët në mbarë botën.

https://www.instagram.com/p/BmwWg0mnPP4

“Gezuar Kurban Bajramin! Vellezer e Motra muslimane. Sot eshte nje dite e madhe per besimin Islam kudo ne bote ,ndaj dua te ndaj me ju kete dite te gezuar e lutem qe Allahu te begatoje sofren dhe zemren e cdo besimtari.Qofte kjo dite e madhe reflektim ndergjegjsim kthim e perulje tek i madhi zot.Me pak varferi ,me pak semundje ,me pak grindje , vrasje ,hatermbetje xhelozi e cmire . C’do gje ta kthejme ne force dashuri ,mirekuptim ,ndihme ,sadoka . Edhe njehere Gezuar Gezuar. Nga Nena Ime”, ka shkruar Stresi në Instagram.

Duket se festa e Kurban Bajramit i ka bërë këngëtarët shqiptarë që këtë vit të ndjejnë më ngrohtë praninë e familjarëve të tyre. /Telegrafi/