LAJMI I FUNDIT:

Rusia kërkon nga BE presion mbi Kosovën

Rusia kërkon nga BE presion mbi Kosovën

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi sot se shqiptarët e Kosovës ‘nuk arritën të përmbushin’ marrëveshjet me Serbinë dhe se BE-ja duhet të ndikojë te Kosova.

Ai në fillim të bisedimeve me ministrin e Jashtëm serb Ivica Daçiq vlerësoi se marrëdhëniet mes Moskës dhe Beogradit janë duke përparuar në çdo fushë.

“Kontaktet tona kanë qenë intensive. Mbaj mend ngrohtësinë e vizitës sime në Serbi në shkurt, kur ne festuam 180-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Pas kësaj, kemi pritur më 8 dhe 9 maj, presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i cili mori pjesë në paradën e Ditës së Fitores, dhe përveç kësaj gjithashtu kishte bisedime me presidentin rus Vladimir Putin. Ne e çmojmë shumë “, ka thënë Lavrov. /kp/Telegrafi/