LAJMI I FUNDIT:

FFK vizitohet nga zyrtarët e Federatës Gjermane të Futbollit

FFK vizitohet nga zyrtarët e Federatës Gjermane të Futbollit

Në selinë e FFK-së presidenti Agim Ademi, bashkë me anëtarin e KE z. Bakir Burri dhe sekretarin e përgjithshëm z. Eroll Salihu priti z. Helmut Hack nga Federata e Futbollit e Gjermanisë (DFB), që njëkohësisht është nënkryetar i Ligës së Gjermanisë.

Duke i dëshiruar mirëseardhje mysafirit nga Gjermania, presidenti Ademi u shpreh: “Gjermania përkatësisht DFB-ja dhe njerëzit aty, gjithmonë kanë qenë të mirëseardhur edhe për faktin se DFB-ja ka qenë një mbështetëse e madhe dhe mentore e jona në të gjitha periudhat, para, gjatë dhe pas pranimit në UEFA dhe FIFA”.


“Ndër njerëzit e parë që me uruan detyrën e re ishin pikërisht nga Federata  gjermane, si nënkryetari i parë bashkë me bashkëpunëtorë”.

“Ne kemi krijuar tashmë një bashkëpunim të mirë dhe do të vazhdojmë të thellojmë këtë bashkëpunim në të gjitha fushat e veçmas në ngritjen profesionale të trajnerëve dhe ekipeve”.

“Ne jemi të vetëdijshëm se duhet ta ngritim nivelin e klubeve të Superligës. Do të ndërtojmë fushat me bari artificial për të gjitha klubet e Superligës, por ka disa klube si Prishtina e Flamurtari  që ende nuk kanë arritur të sigurojnë tokën për ndërtimin e tyre”.

“Po ashtu ne klubet i kemi ndihmuar përmes formave të ndryshme në mënyrë që tua lehtësojmë atyre funksionimin”.

Ndërkaq, z. Hack ka falënderuar dhe ka uruar presidentin Ademi për detyrën e tij dhe ka sqaruar se si është i organizuar futbolli në Gjermani në dy nivelet ai profesional  dhe ai amator ku janë 25 mijë klube.

Në trend Sport

Më shumë
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

Premier League
Kalo në kategori