LAJMI I FUNDIT:

Juve nuk do të bëjë ofertë për Rabiot, por do të presë deri në sezonin e ardhshëm

Juve nuk do të bëjë ofertë për Rabiot, por do të presë deri në sezonin e ardhshëm
Adrien Rabiot (Foto: Getty Images)

Juventusi nuk do të bëjë ofertë për Adrien Rabiotin këtë verë, mirëpo nëse ai nuk largohet nga Paris Saint-Germaini, atëherë Zonja e Vjetër do të përpiqet ta transferojë si lojtar të lirë.

Futbollisti francez ka kontratë me PSG-në deri në fund të sezonit, ndërsa Barcelona ka tentuar ta transferojë gjatë këtij afati kalimtar.


Adrien Rabiot (Foto: Getty Images)

Juventusi, ndërkohë, ka shprehur interesim për lojtarin qe një kohë të gjatë, mirëpo nuk e ka në plan ta blejë tani.

Sipas Tuttosport, kampioni italian do të presë deri në janar, kur edhe do të ketë të drejtë të nisë bisedimet për të arritur marrëveshje me futbollistin, të cilin pastaj në verën e ardhshme mund ta transferojë në parametrat zero.

Mirëpo, Barca dëshiron ta transferojë fituesin e Kupës së Botës këtë verë, prandaj Juve do të rrezikojë për shërbimet e tij.

Adrien Rabiot (Foto: Getty Images)

Nëse Rabiot nuk shkon në Camp Nou dhe nuk e rinovon kontratën me PSG-në, atëherë bardhezinjtë do ta transferojnë në sezonin tjetër.

Kujtojmë që afati kalimtar në Serie A mbyllet ditën e premte, prandaj pritet të shihet nëse Juve do të bëjë ndonjë investim tjetër në ditët e mbetura.

Drejtori gjeneral i Juves, Giuseppe Marotta dhe drejtori Fabio Paratici janë të njohur për transferime me parametrat zero të lojtarëve, si Paul Pogba, Kingsley Coman, Fernando Llorente e Emre Can. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Harrojeni Carlo Ancelottin, ky njeri do të jetë në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të nëntë

Harrojeni Carlo Ancelottin, ky njeri do të jetë në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të nëntë

Liga e Kampionëve

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve

"Tuchel i gaboi të gjitha, Ancelotti i bëri mirë" - Capello tregon detajin që e bëri diferencën ne "Bernabeu"

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Vrapimi heroik i Modric edhe pse në moshën 39-vjeçare: Real Madridi shpëtoi, por pa të mund të kishte humbur

Vrapimi heroik i Modric edhe pse në moshën 39-vjeçare: Real Madridi shpëtoi, por pa të mund të kishte humbur

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori