LAJMI I FUNDIT:

Schweitzer-Bluhm: SHBA-të dhe Maqedonia kanë bashkëpunim të shkëlqyer në sferën e mbrojtjes (Video)

Schweitzer-Bluhm: SHBA-të dhe Maqedonia kanë bashkëpunim të shkëlqyer në sferën e mbrojtjes (Video)

Sot në arenën për trajnime ushtarake Krivollak, ushtria e SHBA-ve për Evropën ka realizuar trajnime të përbashkëta me Ushtrinë e Maqedonisë.

Në këtë trajnim kanë marrë pjesë edhe zv.ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoni, Micaela Schweitzer-Bluhm, e cila tha se SHBA-të dhe Maqedonia kanë bashkëpunim të shkëlqyer në sferën e mbrojtjes, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Është mundësi e mirë të shohim ushtarët e SHBA-ve duke trajnuar së bashku me ushtarët e Maqedonisë. Dua të falënderoj Armatën e Maqedonisë për mbështetjen e ushtrisë sonë. Kemi bashkëpunim të shkëlqyer mes SHBA-ve dhe Maqedonisë. Bashkëpunimi mes NATO-s dhe Maqedonisë është i shkëlqyer dhe ne do të bëhemi më të fortë me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. SHBA-ja është e angazhuar që Maqedonia të përfundojë procesin e anëtarësimit në NATO”, tha mes tjerash Micaela Schweitzer-Bluhm.

Ndërsa ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska tha se ky trajnim tregon bashkëpunimin e Maqedonisë me SHBA-në, sidomos në sferën e mbrojtjes./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori