Policia e Kosovës ka njoftuar se i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për të ofruar siguri për të gjithë pjesëmarrësit për ndeshjen e Superkupës së Kosovës, ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
Njëherësh është bërë e ditur se janë ndërmarrë masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në kryeqendër me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut, në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik si dhe një ambient i qetë dhe i sigurt.
Më poshtë është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Ju njoftojmë se pas pranimit të kërkesës nga Federata e Futbollit të Kosovës, për ndeshjen e futbollit, e cila do të zhvillohet sonte në ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Drejtoria Rajonale e Policisë –Prishtinë, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura policore për të ofruar siguri për të gjithë pjesëmarrësit si dhe ka ndërmarrë masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në kryeqendër, me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut, në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik si dhe një ambient i qetë dhe i sigurt.
Policia e Kosovës për të evituar bllokadat në rrugë, kolonat e gjata të automjeteve, për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales, do të veproj në të gjitha rrugët të cilat lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”, duke formuar pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të automjeteve, si dhe vendosjen e rregullit përgjatë atyre rrugëve.
Në këtë kontekst, policia do të ndërpres qarkullimin e të gjitha automjeteve në rrugët:
- Enver Zymberi dhe
- Rinia
Operacioni në fjalë do të filloj të implementohet sot (13.08.2018), që nga ora 16:30 , andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lusim qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre drejt stadiumit të qytetit me vetura.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze