LAJMI I FUNDIT:

Lopetegui: Courtois dhe Navas nuk kanë probleme, i shoh si dy zgjidhje fantastike për portën

Lopetegui: Courtois dhe Navas nuk kanë probleme, i shoh si dy zgjidhje fantastike për portën

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui ka këmbëngulur se ai mund të trajtojë Keylor Navasin dhe Thibaut Courtois në të njëjtën skuadër.

Para disa ditësh Real Madridi transferoi portierin belg, Courtois nga Chelsea për një shifër prej 35 milion eurosh.

Megjithatë, transferimi i tij ngjalli polemika rreth një largimi të mundshëm të portierin aktual, Navas, i cili u paraqit në fitoren e së shtunës në trofeun Bernabeu ndaj Milanit.


Në lidhje me konkurrencën dhe dy portierët është pyetur edhe trajneri Lopetegui, i cili ka thënë se i sheh si dy zgjidhje fantastike për portën dhe nuk ka asnjë problem mes tyre.

Lopetegui dëshiron konkurrencë të fortë në skuadrën e tij

“Navas dhe Courtois nuk janë asnjë problem”, ka thënë fillimisht Lopetegui në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes me Milanin.

“I shoh ata si dy zgjidhje fantastike”.

“Kemi konkurrencë të madhe për vende dhe kjo është e dobishme për ekipin”.

“Ka gjithmonë një çështje kur një lojtar cilësor nuk luan”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ata luajnë sikur Eibari”, Luis Enrique befason me deklaratën për Barcelonën e Xavit

“Ata luajnë sikur Eibari”, Luis Enrique befason me deklaratën për Barcelonën e Xavit

La Liga
Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë

Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë

La Liga
Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atletico Madridin para derbit

Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atletico Madridin para derbit

La Liga
Tifozat Kuq e Zi me reagim të ashpër për FSHF-në dhe Armand Dukën: Ju nuk jeni Shqipëria, nuk mjaftuan mijëra viktima shqiptare

Tifozat Kuq e Zi me reagim të ashpër për FSHF-në dhe Armand Dukën: Ju nuk jeni Shqipëria, nuk mjaftuan mijëra viktima shqiptare

Kombëtarja e Shqipërisë
Barcelona ka katër top sulmues në listë për ta zëvendësuar Lewandowskin

Barcelona ka katër top sulmues në listë për ta zëvendësuar Lewandowskin

La Liga
Drejtori gjeneral i Man United ka parashikuar se në cilin vit do ta fitojnë Ligën Premier

Drejtori gjeneral i Man United ka parashikuar se në cilin vit do ta fitojnë Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori