LAJMI I FUNDIT:

Rusia thotë se do të mbështesë çdo marrëveshje me Kosovën që është e mirë për Serbinë

Rusia thotë se do të mbështesë çdo marrëveshje me Kosovën që është e mirë për Serbinë

Moska mbetet konsistente kur është fjala për Kosovën, por do të mbështesë një marrëveshje që është e mirë për Serbinë, ka thënë sot në Beograd zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e jashtëm serb Ivica Daçiç.

“Problemi i Kosovës është çështje e brendshme, por ka qenë prej kohësh një problem ndërkombëtar. Ne e diskutuam atë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ekziston Rezoluta 1244 të cilën askush nuk e shfuqizon. Ne kemi theksuar gjithmonë se ne respektojmë ato vendime që do të jenë të dobishme për popullin e Serbisë”, ka thënë zyrtarja ruse, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.


Zaharova tha se Rusia ka një qëndrim të qëndrueshëm, nga i cili nuk do të largohet dhe mbështet respektimin e të drejtës ndërkombëtare.

E pyetur nëse Rusia do të kishte problem me ndryshimin e kufijve në Ballkan, ajo ka thënë se “kjo është më shumë një pyetje për Serbinë dhe qytetarët serbë” dhe se Rusia mbetet konsistente në këtë pozicion.

Zaharova dhe Daçiq ranë dakord se Serbia dhe Rusia janë partnerë të rëndësishëm strategjikë dhe se këto dy vende kanë qenë gjithmonë miqësore.

“Serbia dhe Rusia kanë marrëdhënie të veçanta dhe ka emocione që lidhin ato dy vende”, citohet të ketë thënë tutje Zaharova. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori