LAJMI I FUNDIT:

MPJ nuk zbaton dekretin e Presidentit: Avni Spahiut i vazhdohet edhe për dy muaj mandati i ambasadorit në Turqi (Dokument)

MPJ nuk zbaton dekretin e Presidentit: Avni Spahiut i vazhdohet edhe për dy muaj mandati i ambasadorit në Turqi (Dokument)

Po bëhen pesë muaj që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi  me të cilin ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë, Avni Spahiu,  lirohet nga detyra dhe kërkohet tërheqja e tij nga misioni diplomatik për shkak të përfundimit të mandatit. Mirëpo, dekreti i Presidentit ende nuk është zbatuar nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ).

Lidhur me këtë Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ky dekret do të zbatohet.

Mirëpo, sipas tij,  për shkak të procesit të ndjeshëm të anëtarësimit të Kosovës në Interpol, në të cilin proces ka qenë i kyçur ambasadori Spahiu, atij iu ka vazhduar mandati edhe për disa javë.


Zyberaj thotë se brenda dy muajsh ambasadorit Spahiu, do t’i përfundojë mandati në Ambasadën e Kosovës në Turqi.

“Po natyrisht se ky dekret do të zbatohet. Ambasadori Spahiu, vazhdon edhe disa jave të qëndroj në Turqi për shkak të procesit të ndjeshëm të anëtarësimit në Interpol pasi që ka qenë i kyçur në këtë proces, por brenda dy muajsh i përfundon mandati”,  i ka thënë Zyberaj, Telegrafit.

Ndryshe, sipas dokumentit që ka siguruar Telegrafi, dekreti i presidentit është lëshuar më 03.03.2018.

“Avni Spahiu, Ambasador, shef i Misionit Diplomatik të Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë lirohet nga detyra, për shkak të përfundimit të mandatit dhe urdhërohet tërheqja e tij nga misioni diplomatik. Ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, që të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin  e këtij dekreti. Dekreti hyn në fuqi në datën e nënshkrimit”, thuhet në dokumentin e lëshuar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori