Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, përkatësisht Departamenti për Konsumatorë njofton të gjithë konsumatorët në qytetin e Prishtinës se duke filluar nga dita e mërkure, 18 korrik 2018 dhe duke vazhduar deri me 1 shtator 2018, do e zgjasë orarin e punës në pikat e shitjes, arkat për pagesa të shërbimeve edhe për dy orë të tjera.
Kështu që orari i punës nga dita e hënë deri të premten do të jetë nga ora 08:00-18:00, ndërsa ditën e shtunë do të punohet nga ora 09:00-16:00.
“Arsyeja e zgjatjes së orarit të punës në këtë departament është ofrimi i shërbimeve cilësore për bashkatdhetarët tanë, derisa janë duke pushuar në Republikën e Kosovës. Diaspora përbën një element shumë të rëndësishëm në Republikën e Kosovës dhe kjo për shumë arsye, ekonomike, sociale dhe kulturore, duke u fokusuar në rolin e saj kontributdhënës që nga vitet e ’60-ta e deri në ditët e sotme të lirisë”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”, përcjell Telegrafi.
Përveç pagesave që mund të bëjnë në pikat e shitjes, atyre u ofrohen edhe shërbime të tjera si, ankesa, kërkesa, lexim të ujëmatësve, etj.
Në fund, KRU “Prishtina” fton secilin konsumator që të jenë sa më të rregullt në kryerjen e obligimeve financiare, sepse vetëm në këtë mënyrë mund t’u shmangen ndëshkimeve të kompanisë, gjegjësisht shkyçjes nga shërbimet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City