LAJMI I FUNDIT:

Lacazette: Aubameyangun e kam mik dhe jo rival

Lacazette: Aubameyangun e kam mik dhe jo rival
Lacazette - Aubameyang (Getty Images)

Alexandre Lacazette këmbëngul se e sheh Pierre-Emerick Aubameyangun si një mik dhe jo një rival, pavarësisht humbjes së vendit të tij në ekipin e parë të Arsenalit në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar.

Lacazette u bë nënshkrimi rekord i Arsenalit në korrik të vitit të kaluar kur ata paguan te Lyoni 53 milionë euro.

Sulmuesi francez fillimisht u shfaq mjaft mirë duke shënuar katër gola në gjashtë ndeshjet e para të Ligës Premier.


Nga Aubameyang, te Ozil dhe dy yjet shqiptare - 10 transferimet më të shtrenjta në histori të Arsenalit
Lexo po ashtu Nga Aubameyang, te Ozil dhe dy yjet shqiptare - 10 transferimet më të shtrenjta në histori të Arsenalit

Por, performancat e tij nuk vazhduan të përmirësohen dhe golat u venitën, gjë që rezultoi që Topçinjtë të thyejnë rekordin e tyre të transferimeve përsëri duke nënshkruar me Aubameyang për 64 milionë euro në afatin e janarit.

Lacazette dhe Aubameyang duke festuar një gol së bashku (Getty Images)

Ardhja e sulmuesit nga Gaboni bërë që francezi ta humb vendin e titullarit dhe u cilësua si e keqe për Lacazetten, por kështu nuk mendon edhe vet lojtari.

“Unë kurrë nuk thashë se ishte e keqe për mua”, ka thënë fillimisht Lacazette, i cili shënoi dy herë në fitoren 5-1 ndaj Paris Saint Germain të shtunën.

Aubameyang nuk u tregua egoist, sepse Lacazette kishte nevoje për kthimin e vetëbesimit
Lexo po ashtu Aubameyang nuk u tregua egoist, sepse Lacazette kishte nevoje për kthimin e vetëbesimit

“Vetëm njerëzit në shtyp thanë se ishte e keqe. Isha i lumtur sepse e dija se mund të luaja me të”.

“Nuk e kam parë atë si një rival, por më shumë se një shoku i grupit. Kështu që unë nga fillimi isha i lumtur për nënshkrimin e tij”, përfundoi sulmuesi francez. /Telegrafi/