LAJMI I FUNDIT:

Nelloski: Deluкs – Auto fitoi tender prej 8.3 milionë denarë për furnizimin e 11 automjeve

Nelloski: Deluкs – Auto fitoi tender prej 8.3 milionë denarë për furnizimin e 11 automjeve

Anëtari i Komitetit Qendror Vlladimir Nelloski  ka thënë se përderisa Zaevi i shet interesat më madhore shtetërore dhe kombëtare, firmat e afërta me kartelin kriminal fitojnë milionë euro në xhirollogaritë e tyre.

“Tenderi i ri për furnizimin e automjeteve për nevojat e institucioneve shtetërore fitoi firma donator i LSDM-së, bëhet fjalë për firmë e Kumanovoës Deluks – Auto e cila fitoi tender dhe nga Regjistri Qendror i Maqedonisë është në vlerë 8.3 milionë denarë për furnizimin e 11 automjeteve” ka thënë Nelloski duke thënë se nuk janë të vetme skandalet Fondit për Inovacione që dëshironte të ndante 10.5 milionë euro firmave të funksionarëve të Qeverisë dhe familjarëve të tyre dhe skandali me Ministrinë e Shëndetësisë i cila dëshironte të ndante 35 milionë euro firmës së afërt me LSDM-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vjet pa tender, sy ndër sy Deluks – Auto Kumanovë bëri marrëveshje prej 1 milion eurove me Ministrinë për Punë të Brendshme dhe Oliver Spasovskin për furnizimin e 45 Shkodave. Fqinjët e Oliver Spasovskit mund të mos ofronin ndonjë inovacion, për këtë shkak përsëri arritën të fitojnë tender prej mbi 8.3 milionë denarëve. Edhe pse kjo kompani është importues, këtu është vetëm shpërndarës i automjeteve, kur bëhet fjalë për fitimin e tenderit nga institucionet shtetërore është inovative në ofertat dhe favorit për furnizimet publike”, thotë Nellkovski duke shtuar se për vetëm 7 muaj, firma donator e LSDM-së Deluks – Auto nga Kumanova ka fituar më shumë tender për më shumë furnizime publike në vlerë prej mbi 24 milionë denarëve apo rreth 400.000 eurove.


Ai akuzon Qeverinë duke e quajtur karteli kriminal, dhe se firma që ka dhënë donacion LSDM-së, për më shumë se një vit ka fituar tender në vlerë prej 1.5 milionë eurove, dhe kërkon përgjegjësi për skandalet e LSDM-së, Zoran Zaevit dhe bashkëpunëtorë e tij./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla: Janë larguar bllokadat, hapen të gjitha pikëkalimet kufitare me Serbinë

Sveçla: Janë larguar bllokadat, hapen të gjitha pikëkalimet kufitare me Serbinë

Lajme
Flet mes lotësh 14-vjeçarja që u bë nënë: Më lironi burrin, kush do na ushqejë?!

Flet mes lotësh 14-vjeçarja që u bë nënë: Më lironi burrin, kush do na ushqejë?!

Lajme
Vdes një shtetas i Kosovës në Velipojë, pësoi arrest kardiak

Vdes një shtetas i Kosovës në Velipojë, pësoi arrest kardiak

Kronika e Zezë
Vrasje të civilëve e të burgosurve, dhunime e trajtime çnjerëzore, aktakuza e plotë ndaj dy të serbëve të arrestuar për krime lufte në Istog

Vrasje të civilëve e të burgosurve, dhunime e trajtime çnjerëzore, aktakuza e plotë ndaj dy të serbëve të arrestuar për krime lufte në Istog

Drejtësi
Paralajmërimi për ardhjen e ushtarëve amerikanë, Osmani: Populli i Kosovës ju mirëpret me zemër të hapur

Paralajmërimi për ardhjen e ushtarëve amerikanë, Osmani: Populli i Kosovës ju mirëpret me zemër të hapur

Lajme
Përurohet në Podujevë shtatorja e presidentit historik, Ibrahim Rugova

Përurohet në Podujevë shtatorja e presidentit historik, Ibrahim Rugova

Lajme
Kalo në kategori